Aktualitet

Meta kërkon largimin e tij, Dvorani: Puna në GJL po vijon me intesitet pas emërimit të tre gjyqtarëve të rinj

14 Maj 2020, 17:27 Nga DOSJA
Meta kërkon largimin e tij, Dvorani: Puna në GJL po vijon me intesitet

TIRANË- Kreu i KED që është njëkohësisht dhe anëtar e kryetar i Gjykatës së Lartë, ka reaguar pas emërimit të tre gjyqtarëve të rinj në institucionin që ai bën pjesë. Në një njoftim për mediat, Dvorani shprehet se me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj në mars institucioni i është rikthyer pjesërisht funksionalitetit dhe po vijohet me intensitet puna për shqyrtimin e çështjeve.

Këto ditë dhe pa vonesë do të bëhen publike dhe do të vihen në zbatim të gjitha objektivat  e këtij bashkëpunimi. Gjykata e Lartë prej kohësh ka kryer punë përgatitore dhe ka marrë masa për të mundësuar funksionimin e saj me të gjitha kapacitetet e mundshme.

Tashmë me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti,  ndaj ka filluar dhe po vijon me intensitet punën për shqyrtimin e çështjeve. Ndërkohë jemi të vendosur  dhe të angazhuar që së bashku me KLGJ, JFA, EURALIUS dhe institucione të tjera ndërkombëtare, të marrim dhe të zbatojmë çdo masë që i shërben jo vetëm cilësisë së dhënies së drejtësisë por edhe përshpejtimit dhe rritjes së numrit të çështjeve që prej vitesh presim të shqyrtohen“, është ky mesazhi i Dvoranit.

Por edhe pse kreu i KED vijon të mbajë detyrën e tij në Gjykatën e Lartë, Presidenti Ilir Meta kërkon largimin e tij. Meta i është drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe kërkon që të shprehen për mbarimin e mandatit të tij. Por KLGJ pas disa mbledhjeve ka vendisurqë të mos të shprehet dhe  vendimin do e marrë pasi  të konsultohet me EURALIUS dhe OPDAT.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani dosjet tek gjykata e larte ilir meta ardian dvorani dosjet tek gjykata e larte ilir meta

Sondazh

Poll