Bota

Greqia hap plazhet më 16 Maj, ja rregullat që duhet të zbatohen nga të gjithë turistët

14 Maj 2020, 15:35 Nga DOSJA
Greqia hap plazhet më 16 Maj, ja rregullat që duhet të zbatohen

GREQI- Mesa duket Greqia e ka përballuar me sukses pandeminë  e koronaviruist pasi ka njoftuar semë 16 Maj do të happen  515 plazhe. Mirëpo sipas mediave të vendase rihapja e plazheve për sezonin veror do të bëhet në kushte të caktura ku dhe do të zbatohen rregullat e distancimit social për  parandalimin e Covid-19.

Ndëkohë kjo gjë është miratuar nga  Komiteti i Sëmundjeve Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga ora 8 e mëngjesit të së Shtunës, plazhet e organizuara do të funksionojnë nën këto kushte:

-Pushuesit do të regjistrohen që në hyrje

-Numri maksimal i plazhistëve është 40 persona për 1000 metër katrorë

-Distanca minimale midis akseve të ccadrave është vendosur në 4 metra, ndërsa distanca minimale prej 1 metrash midis perimetrit të hijes së dy çadrave

-Në çadra do të jenë dy shezllonge, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur.

-Do të shiten vetëm produkte të paketuara

-Ndalohet shitja e pijeve alkoolike.

-Nuk do të ketë tryeza në lokale

-Punonjësit do të mbajnë maska

-Stafi i plazhit duhet të dezinfektojë krevatët e diellit apo karriget për çdo klient.Gjithashtu  duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare.

-Sportet ekipore me kontakt fizik janë të ndaluara

Ky njoftim vjen pasi një valë ekstreme e nxehtësisë do të përfshijë Greqinë këtë fundjavë me temperatura afër 40 ° C.

Ndërkohë sipas mediave vendase bëhet e ditur se ditën e nesërme do të hapet dhe sheshi i famshëm Omonia në qendër të qytetit të Athinës, pas përfundimeve të punës prej disa muajsh. Omonoia e cila është një nga vendet më të vizituar në Greqi ka pësuar transformime të ndryshme përgjatë viteve. Sheshi është ndërtuar në vitin 1846 dhe emri i tij origjinal ishte Plateia Anaktoron (Sheshi i Pallatit).

Burimi:greekcitytimes

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronaviruisi ne greqi koronaviruisi ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 14 Maj 2020, 11:57

Gjermania hap kufijtë me disa vende fqinje

Gjermani- Gjermania ka vendosur të hapë gradualisht kufijtë me disa nga vendet fqinje. Me Luksemburgun kufiri do të hapet qysh të shtunën, po ashtu pritet që së...