Art&Argëtim

Hall pas halli! Në Luksenburg mbaroi karantina, por Hueyda El Saied nuk del dot nga shtëpia, dëmton keq brinjën dhe…

13 Maj 2020, 16:23 Nga DOSJA
Hall pas halli! Në Luksenburg mbaroi karantina, por Hueyda El Saied nuk del

LUKSENBURG– Artistja shqiptare Hueyda El Saied prej kohësh jeton në Luksemburg, vend ku ka mbaruar edhe periudha e karantinës. Mirëpo shqiptarja edhe pse e lirë për të lëvizur, ka vendosur që të mos dalë nga shtëpia. 

Me një video në rrjetin e saj në Instagram, Hueyda ka sqaruar se nuk mund të dalë pasi ka dëmtuar një brinjë në shtëpi gjatë kohës kur ushtrohej dhe si pasojë nuk mund të lëvizte. 

Fun ?

A post shared by Hueyda El Saied (@hueyda_artwork) on

Që dje ka mbaruar karantina, pra mund të dalim, por a e dini çfarë kam bërë unë? Nuk kam dalë nga shtëpia dhe as në ballkon. A e dini pse? E para, e dala nuk ka më lezet, më pëlqente kur dilja si klandestine, pa leje, me frikën se do të më ndalonte polici. Së dyti, mbarimi i karantinës më ka zhgënjyer. Duhet të kishte mbaruar por me një kriter. Duhet të kishin lënë të dilnin meshkujt e pashëm dhe femrat normale si unë që kanë marrë kile. Dhe pas një ose dy muaji të liheshin ato vajza që gjatë karantinës nuk kanë marrë asnjë gram. E kuptoni pse? Së treti, nuk kam dalë se teksa bëra sport për t’u dobësuar me lëvizi një brinjë dhe me zor marr frymë. Por nesër do të dal se dua të vë atë maskën që na merr frymën por na bën dhe misterioz”, shprehet Hueyda.

Hueyda El Saied është e njohur në vendin tonë, pasi e ka nisur karrierën e saj si balerinë, më pas ka punuar edhe si prezantuese, ndërkohë nuk kanë munguar edhe “aventurat” si këngëtare. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz hueyda el saied koronavirusi ne luksenburg luksenburg hueyda el saied koronavirusi ne luksenburg luksenburg

Sondazh

Poll