Art&Argëtim

Forbes tregon shifrën/ Pasuria marramendëse e Kim Kardashian dhe Kanye West

13 Maj 2020, 11:46 Nga DOSJA
Forbes tregon shifrën/ Pasuria marramendëse e Kim Kardashian dhe Kanye

SHBA- E gjithë bota e njeh familjen e famshme ‘Kardashians’ pasi janë  ndër familjet më të pasura në glob. Ditën e djeshme nga raporti i ‘Forbes’ është parë edhe bilanci i pasurisë së Kim dhe Kanye West.

Forbes ka treguar se kompania e Kim “KKW Beauty” është ndërmarrja më fitimprurëse për momentin. Prej verës së vitit 2018, Kim ka fituar 100 milion dollarë të ardhura dhe ajo zotëron 100 përqind të saj.

Kujtojmë gjithashtu edhe faktin kur Kim lançoi produktin e bukurisë “Creme Coutur Kits” ajo shiti plot 300 mijë të tilla brenda 2 orëve që kushtonin nga 48 dollarë. Dhe nga një përllogaritje ajo për 2 orë fitoi gati 14 milion dollarë.

Megjtihatë Kim nuk përfiton vetëm prej kompanisë së saj, pasi ylli i reality shoë fiton mjaftueshëm edhe përmes Instagramit. Me një postim të “Fashion Nova” në Instagram, Kim fitoi 1 milion dollarë.

Ndër të tjera “Forbes” shkruan se pasuria totale e saj e deklaruar arrin shifrën 350 milion dollarë.

Krahas pasurisë që ajo ka arritur të sigurojë vet, bashkëshorti i saj Kanye West ka bërë një pasuri jashtëzakonisht të madhe   nga karriera e tij e suksesshme muzikore, por edhe nga linja e tij e modës “Yeezy” nga e cila fiton goxha të ardhura.

Kanye ka fituar 76,5 milion dollarë nga këngët e tij, ndërkohë nga shitja e albumeve ka fituar 14.5 milion dollarë. Forbes zbuloi se të ardhurat nga linja e tij “Yeezy” për vitin 2019 ishin 1.3 miliardë dollarë. Kanye dhe Kim zotërojnë disa shtëpi së bashku dhe mund të themi që dinë vërtetë të bëjnë biznes dhe shumë blerje të zgjuara.

 

Aktualisht Kim dhe Kanye jetojnë në ‘Hidden Hills’, të cilën e kanë blerë  për 20 milion dollarë dhe tani ajo vlen 60 milion dollarë. Pra Kim dhe Kanye kanë një fitim prej 40 milion dollarësh.

Burimi: playcrazygame

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kim kardashian kim kardashian

Sondazh

Poll