Art&Argëtim

Eduarti tha se nëse do jetë vajzë do bëhet regjisore, zbulohet gjinia e fëmijës që po pret Arbana, Joni do të bëhet me

13 Maj 2020, 08:12 Nga DOSJA
Eduarti tha se nëse do jetë vajzë do bëhet regjisore,

TIRANË– Moderatorja e njohur Arbana Osmani më 7 maj ditën e ditëlindjes së saj dhe Eduardit partnerit të saj bëri publik lajmin e bukur se ajo dhe Eduardi do bëhen prindër.

E të dy kanë treguar se po presin me padurim  që së shpejti të mbajnë në duar e të kenë pranë foshnjën e tyre.

Vetë çifti nuk ka zbuluar ende detaje për shtatzëninë dhe gjininë e fëmijës, por sipas revista “Story”, thuhet se bebi i Arbanës dhe Eduardit është djalë. E sipas revistës këtë lajm e kanë konfirmuar disa miq të çiftit.

Kujtojmë që fundjavën e kaluar i ftuar në “E diell” Eduarti nuk zbuloi gjininë e fëmijës,  por u shpreh se nëse fëmija i tyre ishte vajzë do donte të bëhej regjisore e nëse do ishte djalë do dëshironte të bëhej futbollist.

Por tashmë përveçse Arbana dhe Eduartit edhe Joni, djali i Arbanës nga martesa e parë, do të bëhet me një vëlla. Megjithatë pritet ende një konfirmin  nga vetë çifti se cila është gjinia e vërtetë e fëmijës.

 A.C/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani arbana osmani shtatzëni eduart grishaj arbana osmani arbana osmani shtatzëni eduart grishaj

Sondazh

Poll