Art&Argëtim

Ka neps e neps/ Klea Huta kërkon tortë në mesnatë: Ku ta gjej tani… (FOTO)

13 Maj 2020, 09:39 Nga DOSJA
Ka neps e neps/ Klea Huta kërkon tortë në mesnatë: Ku ta

TIRANË– Moderatorja e njohur Klea Huta është në pritjen e ëmbël të bebit. E përgjatë kësaj periudhe sikurse mund t’i ndodhe  çdo nëne shtatzënë edhe  Klea ka treguar se ka neps.

Po flasim për ato momentet gjatë orëve të vona të natës kur çdo gruaje mund t’i bjerë ndër mend  një ushqim. E këtë herë Kleas  i ka rënë mendja për tortë e sigurisht që një dëshirë e tillë vështirë të plotësohet në mesnatë.

Përmes  një postimi në Instastory ajo ka shprehur dëshirën e saj të madhe për tortë.

“Ku të gjej tortë tani?”- ka shkruar ajo.

Klea duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat e saj  momente të ëmbla nga përgatitjet për vogëlushin. E në fotot e fundit ajo ka treguar se ka blerë krevatin dhe se ka bërë gati edhe rrobat që do t’i veshë bebit për herë të parë.

“Mami mezi po pret të të takojë.”- ka shkruar Klea Huta tek fotoja që ka postuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz klea huta klea huta shtatzene klea huta klea huta shtatzene

Sondazh

Poll