Aktualitet

Të dënuar për gjobvënie dhe vrasje/ OFL zbarkon në Shkodër, “në sitë” 4 “të fortë”, mes tyre Ibrahim d

13 Maj 2020, 08:42 Nga DOSJA
Të dënuar për gjobvënie dhe vrasje/ OFL zbarkon në

Shkodër- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit 4 të “fortëve” të Shkodër, Bledar Cafi, Gëzim Cafi,  Ibrahim Lici dhe Muhamet Lici. Lajmi u publikua një ditë më parë nga Dosja.al ka të fortët tashmë janë vënë në “lupën” e policisë, ndërkohë kjo e fundit sot publikoi njoftimin.  Sipas policisë të 4 personat duhet të  dorëzojnë brenda 48 orëve formularët, ku duhet t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve.

Kush janë 4 të fortët e Shkodrës:

Muhamet Lici është në burg, ku edhe pret vendimin e trupës gjykuese, pasi akuzohet se është kreu i grupit të gjobëvënësve të Shkodrës. I riu, Ibrahim Lici, është djali i Mustafa Licit dhe akzuohet se vrasësi i 2 vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilalit. Ai është shpallur në kërkim që prej 30 marsit të vitit 2018. Edhe dy vëllezërit Bledar e Gëzim Cafi kanë të shkuar kriminale. Gëzim Cafi është kapur dhe dënuar në Francë ndërsa Bledar Cafi është i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës.

Njoftimi:

OFL, 13 maj

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M. L., banues në Shkodër, i cili aktualisht është i paraburgosur në burgun e Shkodrës, I. L., B. C., dhe G. C., banues në Shkodër.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren bledar cafi gezim cafi ibrahim lici anti-kçk-ja zbret në terren bledar cafi gezim cafi ibrahim lici

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2020, 07:51

Lama që mund ta shpëtojë botën nga pandemia

Një lama në Belgjikë mund të jetë “çelësi” për të shfarosur koronavirusin, duke i dhënë fund pandemisë që ka mbërthyer globin.Studiuesit e Universitetit ...