Pandemia/ Basha: Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, qeveria pagoi oligarkët, jo njerëzit dhe bizneset
13 Maj 2020, 07:21Nga DOSJA
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në Twitter ka deklaruar se ekonomia e Shqipërisë, po tkurret me 9%, sepse sipas tij në këtë periudhë pandemie qeveria zgjodhi të paguajë oligarkët dhe jo njerëzit dhe binzesnet. Basha ka theksuar se tashmë shumë persona janë papunë të varfëruar, për shkak të keqqeverisjes.
“Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në cdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën.”, shprehet Basha në një postim në Twitter.
Në raportin e fundit të publikuar nga BERZH theksohet se ekonomia shqiptare do të bjerë me 9% në 2020-n. Sipas raportit të BERZH “ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksporteve me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetëse me destinacion industrinë e modës në Itali. Një reduktim i mundshëm i remitancave do të ndikojë gjithashtu negativisht në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamje nga Shiroka.Krahas videos të postuar në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan, se Shirok...
Tiranë- Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar një video nga tregu i madh agro-ushqimor në Tiranë, për të cilin shprehet është një treg tërësisht i pal...
TIRANË- Deklarata e Ramës për lejimin e kultivimit të kanabisit për përdorim mjekësor ka zënë vend në mediat ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve “Reute...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka treguar se përse është vendosur rregulli i qëndrimit diagonal në makinë edhe me të afërmit.I ftuar në emisi...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mesa duket beson në bestytëni. I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj po fliste lidhur me mënyrën sesi pandem...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri kërkon që institucionet shqiptare të hedhin dritë për rastin “Behgjet Pacolli”. Në një reagim në mediat sociale, L...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur sot për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, duke thënë se shumë politikanë nuk e duan vijimin e saj....
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka qënë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Open”, ku edhe ka folur lidhur me koronavirusin në vend. Në fjalën e tij, Pi...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në terren dhe ka takuar pronarët e bizneseve të vogla. Në një reagim në mediat sociale, Basha...