Politike

3 orë debate për Zgjedhoren/ PS e Gjiknuri: S’ka ndryshim sistemi, ramë dakord për disa pika… Bylykbashi: Maxhoranca u t

13 Maj 2020, 08:34 Nga DOSJA
3 orë debate për Zgjedhoren/ PS e Gjiknuri: S’ka ndryshim

TIRANË- Për herë të parë që prej përhapjes së pandemisë COVID-19, është mbledhur fizikisht në Pallatin e Kongreseve Këshilli Politik, i përcaktuar që prej janarit për të hartuar Reformën Zgjedhore. Palët u mblodhën në një klimë të vështirë, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi dje se nuk ka për të patur qeveri tranzitore. Në orën 10:30, Petrit Vasili, Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, u panë të hynin në Pallatin e Kongreseve, ndërsa në media, u publikuan email-et që paralajmëruan debatin që do të vijonte. Petrit Vasili e Oerd Bylykbashi kishin kërkuar shtyrje të mbledhjes së parashikuar, pasi sipas tyre, ky këshill nuk mund të ishte një “paradhomë” e Ramës, referuar deklaratës së shefit të qeverisë. (Lexo këtu). Këto emaile, u bënë shkaku që mbledhja të ndërpritej, pas një debati mes mes Damian Gjiknurit dhe Petrit Vasilit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak për debatin është bërë publikimi i email-eve mes Vasilit dhe Gjiknurit, dhe deklarata e Ramës.

Por me rinisjen e mbledhjes, palët janë ulur, dhe në përfundim, qëndrimet ishin totalisht të relaksuara. Petrit Vasili nuk pranoi të komentonte për gazetarët atë që kishte ndodhur pas dyerve të Këshillit, ndërsa Oerd Bylykbashi e Damian Gjiknuri, hapën “letrat” e negociatave para gazetarëve.

I dyti, tha se palët kanë kthyer kompromisin për shumë çështje në këtë Këshill, ndërsa ndahen tek Administrata Zgjedhore, që sipas tij do të diskutohet në mbledhjen e radhës, e përcaktuar për të hënën në ora 10:00.

“Deklaratat politike, jo sebep për të braktisur tavolinën”,-tha Gjiknuri, megjithëse pranoi se në këtë Këshill, të gjitha palët përfaqësojnë interesat e skuadrave përkatëse. Nuk ka ndryshim të sistemit zgjedhor, këtë u përpoq ta saktësonte, bashkë-kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, megjithëse deklaroi se PS ka gati propozimet e saj, nëse miratimi me konsensus sjell si kusht edhe ndryshimin e sistemit. 

Pas tij, fjalën e mori Rudina Hajdari. Si kurrë më parë, Hajdari shpërtheu në akuza për të dyja palët dhe tha se nuk do të dorëzohej nga kërkesa për ndryshim të Kodit Zgjedhor. Hajdari tha se palët kanë bërë marrëveshje që përjashton ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe solli edhe shembull konkret për t’a ilustruar këtë. “E dini cila ishte qershia mbi tortë? Momenti kur Gjiknuri foli në emër të Petrit Vasilit, për ndryshimin e sistemit zgjedhor”,-tha ajo. 

E si për çudi, pas largimit të Hajdarit me inat dhe betimin se nuk do të tërhiqej nga kjo kërkesë, Bylykbashi deklaroi në emër të PD-së, se ndryshimet e sistemit zgjedhor, gjithmonë faturuar ekspertëve, kërkojnë kohë. Ai sqaroi se maxhoranca është tërhequr nga deklarata e Ramës për qeveri tranzitore, teksa e quajti atë “mëkatarin e madh” që nuk mund të japë opinione për Reformën Zgjedhore.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri petrit vasili reforma zgjedhore rudina hajdari sherr tek zgjedhorja damian gjiknuri petrit vasili reforma zgjedhore rudina hajdari sherr tek zgjedhorja

Sondazh

Poll