Art&Argëtim

“Theva karanintën”, Shkëlzen Jetishi nuk merr seriozisht situatën e Covid-19 dhe del shëtitje nëpër Prishtinë, i trok

12 Maj 2020, 20:53 Nga DOSJA
“Theva karanintën”, Shkëlzen Jetishi nuk merr seriozisht

TIRANË- Ditën e sotme në emisionin ‘Ftesë në 5’ ka qenë i ftuar këngëtari i njohur i muzikës popullore Shkëlzen Jetishi, i cili ka folur se si po i kalon ditët në karantinë. Ndër të tjera ai është shprehur se në fillim nuk e ka marrë me seriozitet pandeminë e koronavirusit dhe nga mërzia e qëndrimit në shtëpi është detyruar të dalë shëtitje në një park vendas.

Mirëpo kjo nuk ka mbaruar me kaq pasi menjëherë pasi është kthyer në shtëpi,  këngëtarit i ka ardhur policia në shtëpi duke i thënë se është e ndaluar rreptësisht qarkullimi jashtë. Këngëtari nuk ka treguar nëse ka marrë apo jo gjobë por megjithatë ka thënë që prej asaj dite nuk ka dalur asnjëherë nga shtëpia.

“Ishte dita e tretë që ishte kërkuar izolimi i detyrueshëm por nuk e morëm shumë seriozisht situatën. Me thënë të drejtën një ditë e kam thyer karantinën pasi nuk qëndrova më në shtëpi, por sapo u ktheva nga shtëpia më erdhi policia dhe më tha që më kishin parë diku me makinë. Më pas ata më thanë që është e ndaluar dhe që prej asaj dite nuk kam dalë asnjëherë.”- është shprehur këngëtari.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirusi ne kosove shkelzen jetishi koronavirusi ne kosove shkelzen jetishi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Maj 2020, 16:17

SHBA– Mesa duket gjërat janë bërë serioze mes reperit Seven Saraçi dhe modeles Kejvina Kthella. Duket se të dy janë duke jetuar në vilën e Seven në Los A...