Bota

Rriten tensionet Kinë-SHBA, Uashingtoni akuzon Pekinin për vjedhje përmes hakerave, të punës kërkimore për vaksinën

13 Maj 2020, 08:51 Nga DOSJA
Rriten tensionet Kinë-SHBA, Uashingtoni akuzon Pekinin për vjedhje

SHBA– Prej muajsh në mbarë botën po përflitet për origjinën e virusit nga  ku  lindim,  ku së pari ka qenë  SHBA ajo që e ka akuzuar Kinën për mos transparencë dhe fshehje të të dhënave.

Megjithatë krahas kësaj Amerika patio paralajmëuar edhe për një  rritje të sulmeve kibernetike gjatë pandemisë së koronavirusit, por nuk kishin akuzuar një vend të caktuar.

E ndërkohë grupe të shumta në mbarë botën po punojnë për krijimin e një vaksine kundër koronavirusit, hakerët po i përqëndrojnë sulmet tek puna kërkimore shkencore, SHBA ka drejtuar gishtin nga Kina, pasi për të vetëm Kina është vendi i vetëm që mund të ketë bërë diçka të tillë.

Shtypi amerikan, FBI-ja dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare akuzojnë publikisht Kinën se po përpiqet të vjedhë punën kërkimore amerikane për vaksinën, kurat dhe testet për koronavirusin.

Kujtojmë që pak ditë më parë sipas prestigjiozes amerikane, hakerat aziatik nuk janë të vetmit që po kërkojnë të vjedhin informacione mbi përgatitjen e vaksinës kundër Covid-19.

SHBA thotë se hajdutët aktivë të informacionit mbi koronavirusin janë nga një dyzinë vendesh, mes të cilëve edhe ata nga Rusia dhe Irani por gjithashtu edhe ata nga aleati historik i SHBA, ata nga Koreja e Jugut.

Ndërsa  Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ka akuzura Kinën se po vjedh të dhënat kërkimore për vaksinën.

Tensionet mes Kinës dhe SHBA duket se janë gjithmonë e në rritje , pasi Trump është i vendosur dhe akuzon me bindje të plotë Kinën sa i përket pandemisë.

Organizata Botërore e Shëndetit  aktualisht po ndjek tetë vaksina në fazën e vlerësimit klinik, duke përfshirë dy në Shtetet e Bashkuara dhe katër në Kinë. Këto janë në krye të një liste me të paktën 100 kandidatura për vaksina në fazën e vlerësimit paraklinik në të gjithë botën.

“Është me rëndësi të madhe, jo vetëm për nga vlera tregtare, por cilido shtet, kompani apo laborator hulumtues që zhvillon vaksinën i pari dhe është në gjendje ta prodhojë, do të ketë një histori të rëndësishme suksesi gjeopolitik“, tha muajin e kaluar John Demers, zyrtari më i lartë i sigurisë kombëtare i Departamentit të Drejtësisë.

Burimi:  cbsnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi ne shba koronavirusi në kinë koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll