Aktualitet

“Na u kthye keku Plazma”, gazetari ‘thumbon’ politikanët për tarifën e mallrave serbe: Këtu askush s’ka mo

13 Maj 2020, 08:18 Nga DOSJA
“Na u kthye keku Plazma”, gazetari ‘thumbon’

KOSOVE-Gazetari Fahri Musliu i është kthyer edhe njëherë debatit për tarifën 100% për mallrat serbe.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka lëshuar akuza ndaj politikanëve, të cilët sipas tij kanë vijuar të fusin mallra serbe në Kosovë pavarësisht tarifës.

Ndërkohë nga ana tjetër bënin propagandë tek qytetarët, që të bojkotonin mallrat serbe, në rastin në fjalë, keku “Plazma”, ndërsa ata që dilnin kundra quheshin tradhëtarë bashkëpunëtorë të Serbisë.

Musliu shton më tej, se politikanët duhet të marrin përgjejësi dhe të kërkojnë falje për patriotizmin e rremë.

Postimi i plotë

Na u kthyen Plazmat, kundërshtarët blerës kryesor Sot (09.05) në një qendër tregtare të Prizrenit raftet, në tre vende, ishin mbushur me plazma keks. Aty e njofta një “patriot” i cili në kohën e futjes së tarifës 100% ishte më i zëshmi në Facebook dhe kush mendonte ndryshe, e shpallte tradhtar dhe proserb, e bile propozonte edhe mbylljen e kufirit. E përshëndeta dhe i thash paske ble plazma. “Po, i mora dy kutija se fëmijët i kanë merak e i ka marrë malli”. Ia ktheva pa hezitim: mua më kujtohet kur ishte shumë kundër produkteve serbe, e mbështetshe tarifën dhe kërkoshe mbyllje të kufirit. Çka ndodhi tash që e paske mdryshe mendimin e po i blenë prodhimet e armikut. Kur ke qenë “patriot” i sinqertë, atëherë a sot. A është kjo sjellje e moralshme? ” Ma ktheu me pendim:” ndryshova se pash se na kishin mashtruar politikanët. Ata kishin ba tregti tanë kohën e kishin fitue, neve na shitnin mend e moral. U binda se kam gabuar. ” Mirë që po e pranon këtë, po a ke obligim moral tu kërkosh falje njerëzve që i ke fye e i ke quajtur tradhtar e bashkëpunëtor të Serbisë. Ndër ata kam qenë edhe unë?” Jo bre nuk ju kam kërkue falje se po më vjen marre, por falje s’po kërkojnë as pushtetarët. To e dinë se këtu askush ska moral as përgjegjësi.” Mirë i nderuar, herave tjera mendo mirë çka po shkruan e kë po e ofendon me epitete të rënda, ia ktheva dhe u largova nga arka.

Ky është ai patriotizmi i rrejshëm dhe morali i dyfishtl që e ka metastazuar shoqërinë kosovare.

(G.Sh./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fahri musliu tarifa e mallrave fahri musliu tarifa e mallrave

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2020, 07:51

Lama që mund ta shpëtojë botën nga pandemia

Një lama në Belgjikë mund të jetë “çelësi” për të shfarosur koronavirusin, duke i dhënë fund pandemisë që ka mbërthyer globin.Studiuesit e Universitetit ...