Aktualitet

Vettingu zbrazi prokurorinë, Ibrahimi: Nga 94 prokurorë, 43 syresh nuk e kanë kaluar

12 Maj 2020, 18:56 Nga DOSJA
Vettingu zbrazi prokurorinë, Ibrahimi: Nga 94 prokurorë, 43 syresh nuk

TIRANË- Reforma në drejtësi, edhe pse ka qenë politika shtetërore dhe basti shoqëror më i rëndësishëm i Shqipërisë që nga 1998, ende nuk i ka dhënë rezultatet e pritura. Një fakt i tillë pranohet nga kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i cili në një intervistë për Ora Neës deklaron gjithashtu se edhe vettingu ka pasur efektet e tij negative sa i takon burimeve njerëzore në sistemin e prokurorisë.

Që prej nisjes së vettingut, 94 prokurorë i janë nënshtruar këtij procesi dhe 43 prej tyre kanë ngecur në rrjetën e tij.

Ibrahimi: Reforma në drejtësi mbetet politika shtetërore dhe basti shoqëror më i rëndësishëm i Shqipërisë që nga 1998 e këtej. Është një politikë që pritej të kishte pasoja të thella.  Ajo çfarë pritet nga reforma në drejtësi, që për fat të keq ende nuk i ka sjellë rezultatet e pritura, ishte cilësia në luftën penale kundër krimit, një rezultat që nuk mund të vijë pa integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vettingu ishte një zgjidhje e domosdoshme por duke qenë i padiskutueshëm për nga nevoja dhe rezultatet që sjell ka krijuar efekte anësore negative si rënia drastike e magjistratëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për këta të fundit në këto dy vite e gjysmë vetting, 94 kanë kaluar në sitën e institucioneve të vettingut, 43 syresh për fat të keq nuk ja kanë dalë. Është problem shumë i madh sa i takon burimeve njerëzore në sistemin e prokurorisë.

Plotësimi i këtij vakumi të krijuar duket se nuk do të jetë një proces i lehtë.

Ibrahimi: Ka vetëm një mënyrë afatmesme për ta plotësuar këtë boshllëk që krijohet dhe kjo është rritja e prurjeve në shkollën e magjistraturës. Është një problem i trashëguar. Kur erdhëm në zyrat tona në 2018, gjetëm vetëm 6 prokurorë të sapodiplomuar nga shkolla e magjistraturës, e kishin filluar shkollën në 2015, duhej të emëroheshin në 2018 dhe për shkak të vonesave në krijimin e KLP u emëruan në 2019.

E vërteta është se ne kemi qenë në gjendje të emërojmë 6 prokurorë në 2018, 10 në 2019, duhet të emërojmë sërish 10 të tjerë në 2020 dhe në 2021 furnizimi do të jetë zero prokurorë dhe gjyqtarë se klasa politike nuk e gjeti konsensusin për të bërë një amandament në ligjin për statusin e prokurorit dhe gjyqtarit, kërkon shumicë të cilësuar, ishte zgjidhja e vetme. 

Kur KLGJ dhe KLP erdhën në funksion e lëshuam dorën dhe vendosëm që për vitin 2019 e tutje të kishte një pranim prej 25 kandidatësh për prokurorë dhe 75 në vitin pasardhës. Vendimet tona për rritjen e prurjeve në gjyqësor dhe prokurori do të japin efektet në vitin 2022 dhe 2023, në 2021 do të ketë zero gjyqtarë dhe prokurorë.

Si çdo fushë tjetër edhe drejtësia nuk i shpëtoi pandemisë, por Ibrahimi thotë se puna hetimore ka vijuar.

Ibrahimi: Edhe sistemi i drejtësisë ka qenë në radhën e ‘viktimave’, nuk ka qenë në gjendje të ofrojë shërbimin e duhur në kohën e duhur. Puna e prokurorëve ka pasur një rrethanë lehtësuese në krahasim me gjyqtarët. Puna hetimore ka ecur pothuajse normalisht dhe pse ka pasur vështirësi.

(Marrë nga Ora News.tv)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi largimet nga vettingu gent ibrahimi largimet nga vettingu

Sondazh

Poll