Aktualitet

Me pranga në duar dhe i ulur në tokë, dalin pamjet nga ‘plantacioni’ i kanabisit në Peqin. U arrestuan pa i mbjellë fid

12 Maj 2020, 18:12 Nga DOSJA
Me pranga në duar dhe i ulur në tokë, dalin pamjet nga

TIRANË–Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga operacioni i shkatërrimit të plantacionit të kanabisit në fshatin e Pajovë të Peqinit. Në pamje shfaqet një i arrestuar, i cili është i ulur në tokë 

Ndërkohë pamje janë kapur edhe nga fusha, ku të arrestuarit sapo kishin nisur nga puna për hapjen e gropave për të mbjellë fidanët e kanabisit.

Nuk kanë munguar as pamje nga vendi ku jetonin kultivuesit e kanabisit, të cilët kishin adoptuar një çadër ushtarake.

Operacioni është zhvilluar ditën e sotme, ku në prangat e Policisë kanë rënë dy persona. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin me iniciale K. D., lindur dhe banues në Vlorë, i cili ka qënë dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe 45-vjeçari Sh. K. lindur dhe banues në fshatin Pajovë. Ndërsa në kërkim është shpallur 31-vjeçari nga Vlora, me iniciale M. K., 31 vjeç.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne peqin peqin policia kanabis ne peqin peqin policia

Sondazh

Poll