Aktualitet

Policia i ndoqi për 27 kilometra nga Bilishti deri në Maliq, ndalohen 8 refugjatë nga Siria dhe Algjeria

12 Maj 2020, 18:04 Nga DOSJA
Policia i ndoqi për 27 kilometra nga Bilishti deri në Maliq, ndalohen

KORÇË– Policia e Maliqit ka ndaluar 8 shtetas të huaj me origjinë nga Siria, Maroku dhe Algjeria.

Pas një ndjekjeje prej 27 kilometrash nga qyteti i Bilishtit deri në Maliq, të gjithë janë arrestuar dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë ku edhe do të tregojnë se nga vinin dhe cili ishte destinacioni i tyre.

Duke qënë se kufijtë janë të mbyllur prej koronavirusit, ende nuk dihet sesi kanë hyrë në Shqipëri refugjatët. Kohët e fundit, Shqipëria është bërë një ‘portë’ kaluese nga Greqia drejt vendeve të Bashkimit Europian.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce policia e bilishtit refugjate ne korce korce policia e bilishtit refugjate ne korce

Sondazh

Poll