Politike

“Tokat në bregdet, rrugët e koncesionet”, PD akuza Ramës: Ke punuar për oligarkët, tradhtove shqiptarët

12 Maj 2020, 18:06 Nga DOSJA
“Tokat në bregdet, rrugët e koncesionet”, PD akuza

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka hedhur sot akuza kundër Kryeministrit Edi Rama. Në një postim në Facebook, Alibeaj shprehet se Rama ka tradhtuar 3 milionë shqiptarë për tre oligarkë.

Demokrati shpreh se qeveria e Ramës ka marrë disa vendime që favorizojnë oligarkët, duke përmendur ligjin për Korporatën e Investimeve, ligjin e Investitorit Strategjik si dhe dhëniet me konsension të rrugëve.

Sa i kalbur duhet tē jetē Edi Rama qē tē arrijē deri atje sa tē thotē se e zeza nuk ēshtē e zezē, se nē Shqipēri nuk paska oligarkē?!  Njeriu qē e nis ditēn duke bērē llogari sesa do tē vjedhē me oligarkun e karburanteve, sa leje ndērtimi do tē japē pēr oligarkun e ndērtimeve, sa do tē pērfitojē nga shembja e Teatrit dhe ngritja e kullave, sa taksa do t’i heqē oligarkut tē kudogjendur e kēshtu me radhē me çdo pasuri qē ia ka falur njē grushti oligarkēsh, bēn çdo gjē pēr tē mashtruar shqiptarēt qē i rropi nga taksat pēr 7 vjet dhe tani i ka braktisur pa asnjē qindarkē ndihmē.

Disa vendime tē qepura pēr oligarkēt, qē e kanē bērē Edi Ramēn njē ndēr njerēzit mē tē pasur nē Europē. • Ligjin e Korporatēs sē Investimeve pēr tē shtetēzuar tokēn dhe pēr t’ua dhēnē privatēve pēr ndērtim ia diktoi njē oligark. • Ligjin e Investitorit Strategjik pēr t’u falur tokat nē bregdet privatēve e bēri sipas porosisē sē njē okigarku. • Dhēnien me Koncesion tē rrugēve ia diktoi njē oligark tjetēr. • Unazēn e Re me 20 milionē euro kilometrin e bēri nē favor tē oligarkēve. • Koncesionet nē shēndetēsi ua shpērndau okigarkēve

Ramavirusi êshtê kryetari dhe ideologu i njê pakice qê hiqen si sipērmarrēs, por qê nuk prodhojnē. Puna e tyre e pērditshme ēshtē biznesi me qeverinê pēr tē zhvatur e varfēruar shqiptarēt dhe Shqipērinē. Ramavirusi ēshtē ai qê parlamentin e ktheu nê noter tê ligjeve me emêr oligarku dhe zyrat e oligarkēve i shndērroi nê Ministri Financash, Ekonomie, Energjitike dhe Infrastrukture. Gjithçka nē qeverisjen e Edi Ramēs ēshtē pēr oligarkēt. Asgjē pēr qytetarēt. Pandemia e provoi kētē sērish, prandaj na duhet ta largojmē kryeministrin e oligarkēve dhe tē varfērisē sē shqiptarēve. E kemi pēr detyrē historike tē rikthejmē shpresēn dhe tē vlerēsojmē konkurencēn e lirē, tregun e lirē, ndershmêrinê nê vend tê oligarkisê.

Më herët sot në një konferencë me gazetarët Rama u shpreh se në Shqipëri nuk ka oligarkë. Ai u shpreh se akuzat që i bëhen si nga brenda dhe jashtë PS-së nuk qëndrojnë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama enkelejd alibeaj oligarket ne shqiperi edi rama enkelejd alibeaj oligarket ne shqiperi

Sondazh

Poll