Politike

“Fitoi tenderin 120 mijë €”, Zhupa akuza Veliaj: Njihesh me administratorin e “Mare Service”, ke abuzuar me fonde pub

12 Maj 2020, 17:54 Nga DOSJA
“Fitoi tenderin 120 mijë €”, Zhupa akuza Veliaj: Njihesh

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur sot akuza kundër Erion Veliaj se ai ka njohje me administratorin e “Mare Service”, që pak ditë më parë fitoi një tender 120 mijë Euro. Zhupa në një reagim në Facebook, shkruan se kompania e Ermal Bushit ka ndërruar aktivitetin në QKR, ku shtoi dhe prodhimin e materialeve shëndetësore dhe fitoi tenderin e Bashkisë Tiranë për furnizimin e stafit të këtij institucioni me mjetet e nevojshme për përballimin e COVID-19.

Zhupa shkruan se miqësia e Bushit me drejtorin e UKT dhe Veliajn, ka bërë që ai të fitojë tenderit, për të cilin ajo shprehet se ka qenë i porositur.

“Veliaj pozon i lumtur me administratorin e Mare Services sh.p.k Ermal Bushi dhe bashkëshorten e Redi Mollës drejtor i UKT, duke treguar që dhënia e tenderit 120 mije euro ishte e paracaktuar dhe shkelja e kritereve ligjore kishte rrënjë të thella nepotike. Ditën e premte me fakte dhe dokumenta denoncova se si kompania e Ermal Bushit ndryshoi disa ditë para aktivitetin e kompanise së tij duke shtuar edhe materialet shëndetesore, me porosi për tenderin që do merrte pak ditë më vonë nga Bashkia Tiranë. https://www.facebook.com/1013310425407030/posts/3779222092149169/

Edhe vertet pak dite më vonë, Veliaj me negocim pa shpallje, i jep 120 mije euro Ermal Bushit të Mare Services sh.p.k për materiale mjekesore për tu mbrojtur nga Covid 19, duke shkelur edhe kriteret teknike që të kishte 3 vjet eksperiencë. Mesa duket miqësia e përbashket me Redi Mollën, drejtorin e famshëm të UKT, që jep rroga në emer të Veliajt për të blere mediat, ka ndikuar që Bushi ta kishte rrugën e lehtë drejt parasë publike.Tenderat e Veliajt janë modeli se si abuzohet me fondet publike, për të bërë qoka dhe për tu pasuruar!”, shkruan Zhupa.

Pak ditë më parë zëdhënësja e PD ka denoncuar këtë tender, ku shprehej se gjithçka ka qenë e paracaktuar dhe nuk ka pasur garë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denoncimi i zhupes erion veliaj ermal bushi mare services tenderi i bashkise denoncimi i zhupes erion veliaj ermal bushi mare services tenderi i bashkise

Sondazh

Poll