Politike

Legalizimi i kanabisit, Myslim Murrizi ngre shqetësimin: Duhet shqyrtuar këkesa, ndryshe përfundon si kastraveci dhe domatja

12 Maj 2020, 17:51 Nga DOSJA
Legalizimi i kanabisit, Myslim Murrizi ngre shqetësimin: Duhet shqyrtuar

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi, i ftuat në “Top Talk” ka folur lidhur me nismën më të re për legalizimin e kanabisit mjekësor. Në fjalën e tij në studio, Murrizi u shpreh se para se të merret një vendim duhet që të shqyrtohet kërkesë-oferta. 

Gjithashtu Murrizi është shprehur se nëse nuk ka një analizë të plotë për kanabisin, edhe ai mund të përfundojë në kanal si pordhimet e tjera të fermerëve shqiptarë. 

Duhet të shohim kush janë kërkesat e industrive farmaceutike që presin lëndë të parë nga Shqipëria. Sa të interesuar janë që ky prodhim të merret? Është njësoj si kastraveci dhe domatja e lushnjarëve që hidhet në kanal. Parë nga syri i biznesit,besoj do jetë një numër i caktuar personash që do marrin licensë. Lushnja dhe Divjaka kanë 70 mijë ha tokë dhe 36 mijë familje fermerë. Nuk do e mbjellin të gjithë. Me 30 lekë kilen ku do ta çosh? Ata që e marrin përsipër nisëm duhet të jetë bindës që ka kërkesë. Dhe sa është sasia që kërkojnë nga Shqipëria?,”– tha ai. 

Shiko minutën e 6

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike drafti per kanabisin myslim murrizi drafti per kanabisin myslim murrizi

Sondazh

Poll