Art&Argëtim

Momenti i sikletshëm, gazetares i grisen pantallonat gjatë transmetimit live, tregon vetë vrimën e hapur (FOTO)

12 Maj 2020, 08:06 Nga DOSJA
Momenti i sikletshëm, gazetares i grisen pantallonat gjatë

AUSTRALI– Raportimi në terren është sa i bukur aq edhe i vështirë hera herës. Kështu ka qenë edhe rasti i një gazetareje australiane, Charlotte Goodlet e cila  gjatë kohës që po raportonte live për 10 News First, u gjend para një situate mjaftë të sikletshme.

Në fotot e bëra virale në mediat e huaja shihet që asaj i janë grisur pantallonat duke krijuar një vrimë në të pasmet e saj. Pas përfundimit të raportimit Charlotte bëri një foto në fugonin e lajmeve dhe me mikrofon tregon vrimën që i ishte hapur tek pantallonat, duke e mbuluar me një emoji me fytyrë majmuni pjesën e shqepur të pantallonave.

“Momentet pas transmetimit të drejtpërdrejtë. Edhe unë kam pasur lajmin tim më të ri.”- ka shkruar gazetarja krahas fotos.

 

Ky moment i sikletshëm nuk është kapur në kamera  gjatë raportimit, pasi Charlotte nuk u filmua nga pas, por ajo vetë e bëri publike këtë foto me pantollonat e grisura.

Megjithatë kolegët e vlerësuan atë për mënyrën sesi ajo e kishte menaxhuar situatën e sikletshme. Ndërsa gazetarja e Today Extra Davina Smith ka shkruar ‘Profesioniste e vërtetë’.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz charlotte goodlet charlotte goodlet

Sondazh

Poll