Art&Argëtim

Në një lidhje me Flori Mumajesin? Kejsi Tola: Jam mësuar të jetoj me fakenews, njerëzit të mendojnë si të duan

12 Maj 2020, 06:13 Nga DOSJA
Në një lidhje me Flori Mumajesin? Kejsi Tola: Jam mësuar të

TIRANË– Kejsi Tola dhe Flori Mumajesi, pak kohë më parë u përfolën në media për një histori dashurie mes tyre. Këtë mbrëmje, e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa Vejsiu e ka pyetur nëse këto aludime kanë qenë të vërteta apo lajme të rreme.

Me humor këngëtarja tha se njerëzit janë të lirë që të hamendësojnë si të duan.

Alketa Vejsiu: U fol përgjatë këtij viti që ishe në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin. Ishte ky një “fake news” apo ishte një lajm i vërtetë?

Kejsi Tola: Unë mendoj që “fake news” do ketë gjithmonë dhe nga gjithë eksperienca ime në botën e muzikë dhe showbizit, se jemi njerëz publik edhe gjërat nuk mundesh dot t’i ndalosh, por jam mësuar. Kam filluar të mësoj të jetoj edhe me lajmet e pavërteta, edhe pse në fillim më mërzisnin shumë dhe më preknin emocionalisht… patjetër që “fake news” do ekzistojnë gjithmonë, edhe le të hamendësojnë njerëzit sa të duan për çfarë të duan.

Alketa Vejsiu: Pra ishte një “fake news”?

Kejsi Tola: Thashë se të hamendësojnë si të duan…

Marrë nga tvklan.al  

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu flori mumajesi kejsi tola alketa vejsiu flori mumajesi kejsi tola

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Maj 2020, 16:52

ITALI– Gianluca Vacchi ose i njohur ndryshe si “Grandpa Playboy” ka ndarë një lajm të rëndësishëm me 15 milion ndjekësit e tijnë Instagram. 53-vjeçari ka...