Art&Argëtim

1 vit martesë, por koronavirusi i ndan në dy shtete të ndryshme, ish-banori i ‘Big Brother’ rrëfen marrëdhënie

11 Maj 2020, 18:21 Nga DOSJA
1 vit martesë, por koronavirusi i ndan në dy shtete të ndryshme,

TIRANË– Ditën e sotme në “Ftesë në 5” të ftuar ishin çifti Damiano dhe Sara Agalliu. Damiano u bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Albania 9”. Ata që prej një viti janë të martuar mirëpo koronavirusi i ka ndarë në dy vende të ndryshme dhe karantinën nuk po e kalojnë së bashku.

Tashmë Damiani ndodhet në Suedi, ndërsa Sara në Shqipëri. Në emision ata janë shprehur se komunikojnë gjatë gjithë ditës me njëri-tjetrin por pavarësisht kësaj u mungon afërsia fizike.

Po ashtu nuk kanë munguar edhe pyetjet me spec të moderatores Bieta Sulo, e cila u është drejtuar se kur zihen më shpesh afër apo larg, dhe ato janë shprehur se kur nuk janë njëri-tjetrit.

“Ne zihemi më shumë kur jemi larg. Sepse gjërat keqkuptohen, kur shkruan nuk është njësoj kur je përballë. Një shkrim keqkuptohet ndërsa kur je ballë për ballë, kur e thua një fjalë kuptohet që nuk është me të keq, nga mimikat. Por zënkat tona nuk kanë qenë të shumta”, u shpreh Damiano.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz damiano sara agalliu damiano sara agalliu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Maj 2020, 16:52

ITALI– Gianluca Vacchi ose i njohur ndryshe si “Grandpa Playboy” ka ndarë një lajm të rëndësishëm me 15 milion ndjekësit e tijnë Instagram. 53-vjeçari ka...