Art&Argëtim

Preket Morena Taraku, merr lajmin e rëndësishëm për të atin e shtruar në spital: E meriton, se që kur kam qenë fëmijë,

12 Maj 2020, 07:44 Nga DOSJA
Preket Morena Taraku, merr lajmin e rëndësishëm për të

KOSOVË– Këngëtarja e njohur MorenaTaraku është teje aktive  në rrjetet sociale  nga  ku ndan me ndjekësit e saj pothuajse çdo moment të jetës së saj. Herë pas here në postimet që ajo ka bërë, ka treguar edhe dashurinë e madhe ndaj të atit të saj që kohët e fundit ka qenë në spital.

Së fundmi përmes një postimi në Instagram ajo tregohet shumë krenare për babain e saj, i cili është vlerësuar me çmim në Kosovë, për  kontrbutin në artin shqiptar që Selami Taraku ka dhënë.

Teksa shfaqet e lumtur për vlerësimin e të atit, Morena shkruan se ai e meriton këtë çmim pasi ajo e ka parë që fëmijë të atin të kontribuojë për filmin shqiptar.

Urime babushi jem, e meriton se prej që kam qenë fëmijë, ke dhënë për artin shqiptar në teatër, në filma e në gjenerata. Të dua.”- ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë që në foton e fundit nga dhoma e spitalit, Morena shfaqej duke ushqyer të atin i cili ndodhej i  shtrirë në shtrat.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz morena taraku morena taraku

Sondazh

Poll