Art&Argëtim

Pse Bollywood përdor praktikën fyese të errësimit të lëkurës në filma? Pas saj fshihet një arsye

11 Maj 2020, 12:29 Nga DOSJA
Pse Bollywood përdor praktikën fyese të errësimit të

INDI– Bollywood mund të njihet më së miri për skenat e tij magjepsëse, kostumet shkëlqyese dhe rutinat energjike të vallëzimit. Por, ai gjithashtu njihet dhe për promovimin e praktikës ofenduese të errësimit të fytyrave gjatë një roli.

“Është në të vërtetë racizëm,” – tha drejtori i filmit fitues të çmimeve Neeraj Ghaywan.

Në Shtetet e Bashkuara, konceptet e “blackface” (fytyrë e zezë) dhe Broënface (fytyrë kafe)datojnë që nga shekulli XIX, kur interpretuesit e bardhë do të errësonin fytyrat me kozmetikë, dhe do të përdorin stereotipe raciste për të portretizuar karaktere të zeza dhe të tjera të pakicave etnike. Performuesit e Bardhë e bënë këtë në një kohë kur profesionistë jo të bardhë u ndaluan vetvetiu nga punësimi në industri.

Dhe praktika daton edhe më tej në Angli, në epokën elizabetiane, kur regjisorët tradicionalisht përdorin aktorë të bardhë për të luajtur karaktere të pakicave në shfaqjet e Shekspirit. Edhe në dekadat e fundit, gjenerali afrikan në “Othello” është luajtur prej kohësh nga një aktor i bardhë me lëkurë të errësuar, përfshirë Orson ëelles në vitin 1951 dhe Laurence Olivier në vitin 1965. Kjo praktikë shfaqur edhe në filmat modernë.

Bollywood ka adoptuar ‘lëkurën kafe’ në një numër filmash, duke errësuar përkohësisht lëkurën e interpretuesve, veçanërisht kur ata janë duke portretizuar personazhe me prejardhje të pafavorshme.

Ashtu si në ditët e para të Hollivudit, kritikët e kësaj praktike thonë se Bollywood shpesh preferon këtë qasje në marrjen në punë të interpretuesve që kanë lëkurë natyrisht më të errët, duke përjetësuar kështu diskriminimin dhe pabarazinë në industri.
Për shembull, filmi popullor i vitit 2019 “Bala” paraqiti historinë e një gruaje që pësoi diskriminim në bazë të tonit të saj të lëkurës.

Gruaja u luajt nga aktorja e njohur Bhumi Pednekar, e cila e kishte errësuar lëkurën e saj në mënyrë që të luante rolin. Por kjo shkaktoi debate mes publikut indian.

Pednekar mbrojti vendimin e regjisorit për ta hedhur atë në film, sipas raporteve të mediave indiane, duke thënë se faktorë përveç pamjes fizike luajnë një rol të madh: “Nëse një regjisor më ka marrë mua, kjo është sepse unë i shtoj disa vlera filmit”.

Regjisori, Amar Kaushik, i tha Press Trust of India se “kishte menduar të zgjidhte një aktor me lëkurë të errët”, por “ndjeu që Bhumi ishte e shkëlyer për këtë personazh”.

Popullariteti i filmave që përdorin “lëkurën kafe”, siç janë hit-et “Super 30” dhe “Gully Boy”, të publikuara gjithashtu në vitin 2019, sugjerojnë që Bollywood-i nuk është akoma nën një presion të rëndësishëm publik për një praktikë që shumë njerëz e konsiderojnë raciste dhe fyese.

Burimi: CNN

R.L/Dosja,al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim aktoret indian bollywood indi praktika fyese e erresimit te lekures aktoret indian bollywood indi praktika fyese e erresimit te lekures

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Maj 2020, 10:26

SHBA– Komediani me famë botërore Jerry Stiller ka vdekur në moshën 92-vjeçare, ndërsa i biri i tij, gjithashtu një komedian mjaft i njohur, Ben Stiller k...