Art&Argëtim

Fustanet e nusërisë dhe lokali gati, si u prishën planet e Luanës dhe Krenarit për martesë! Bestytnitë e çiftit dhe dile

11 Maj 2020, 12:59 Nga DOSJA
Fustanet e nusërisë dhe lokali gati, si u prishën planet e

TIRANË- Prej vitesh janë të fejuar me njëri-tjetrin, por kishin vendosur që ta pranonin publikisht historinë e tyre të dashurisë, në një dasmë madhështore VIP, që do të mbahej në Gjirin e Lalëzit.

Panorama Plus sjell disa detaje për organizimin e detajshëm të Luana Vjollcës, për të celebruar dashurinë me Krenar Çoçajn. Por pas pandemisë së koronavirusit, gjithçka është vënë në dilemë.

Sipas burimeve për Panorama Plus, Krenari dhe Luana kishin vendosur të martoheshin në një dasmë të ngjashme me atë të Getoarit dhe Marinës, që do të organizohej në Gjirin e Lalëzit, buzë detit. Madje ishin rezervuar fustanet e nusërisë dhe këngëtarët që do të performonin në dasmën madhështore.

Por, pas pandemisë së koronavirusit, Luana Vjollca është gjendur në dy dilema të mëdha.

E parë është se me kushtet e reja, dasma nuk mund të organizohet me të gjitha detajet e planifikuara dhe së dyti çifti Krenar dhe Luana besojnë në bestytni, dhe nuk do kishin dëshirë ta shtyenin ceremoninë për vitin tjetër, që i bie viti 2021, një numër tek.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse ceremonia e madhe VIP do të mbahet apo jo këtë verë. Luana dhe Krenari prej vitesh vuajnë lidhjen në distancë, dhe për këtë kishte ardhur momenti i një dasme, që do të mundësonte bashkimin e çiftit.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dasma e luana vjollces krenar çoçaj luana dhe krenari luana vjollca dasma e luana vjollces krenar çoçaj luana dhe krenari luana vjollca

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Maj 2020, 10:26

SHBA– Komediani me famë botërore Jerry Stiller ka vdekur në moshën 92-vjeçare, ndërsa i biri i tij, gjithashtu një komedian mjaft i njohur, Ben Stiller k...