Art&Argëtim

11 Maj 2020, 10:26 Nga DOSJA

SHBA– Komediani me famë botërore Jerry Stiller ka vdekur në moshën 92-vjeçare, ndërsa i biri i tij, gjithashtu një komedian mjaft i njohur, Ben Stiller ka ndarë lajmin e trishtë në rrjete sociale.

Jerry Stiller është ndarë nga jeta në një periudhë mjaft të vështirë për të gjithë botën, por mësohet se nuk ka qenë Covid-19 ai që i ka marrë jetën. Komediani 92-vjeçar ndërroi jetë për shkaqe natyrale.

Djali i tij, aktori Ben Stiller ndau lajmin e trishtuar në Twitter të hënën, duke shkruar: “Jam i trishtuar të them që babai im, Jerry Stiller, ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Ai ishte një baba dhe gjysh i shkëlqyer dhe burri më i përkushtuar për Anne, për rreth 62 vjet. Ai do të na mungojë shumë. Te dua babi “.

Jerry Stiller është më i njohur për rolet e tij në disa nga komeditë më të famshme. Gjithashtu ka luajtur një numër filmash me Benin, duke përfshirë Zoolander, Heavyëeights, Hot Pursuit, The Heartbreak Kid dhe Zoolander 2.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ben stiller hollivud jerry stiller komediani i famshem vdes jerry stiller ben stiller hollivud jerry stiller komediani i famshem vdes jerry stiller

Sondazh

Poll