Bota

Moska nuk e përjashton shkëmbimin e territoreve, ambasadori rus në Serbi: Mund të vlerësohet vetëm nga Prishtina dhe Beogr

11 Maj 2020, 05:55 Nga DOSJA
Moska nuk e përjashton shkëmbimin e territoreve, ambasadori rus

Serbi- Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Botsan Kharcenko, në një intervistë për gazetën “Politika” ka deklaruar se çështja e shëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Prishtinës, mund të vlerësohet vetëm nga Prishtina dhe Beogradi.

“Aktualiteti i idesë së ‘ndarjes së Kosovës’, ashtu si edhe çdo ideje tjetër, mund të vlerësohet vetëm nga dy palët” ka thënë ai duke theksuar se secila zgjidhje e mundshme e çështjes së Kosovës duhet të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përmes miratimit të një rezolute të re, e cila do ta zëvendësonte rezolutën 1244.

Por në fjalën e tij ai ka theksuar se kriter kryesor për Moskën është “që zgjidhja të jetë e pranueshme për Serbinë”. Kharcenko  ka nënvizuar se për inkuadrimin e Moskës në dalogun Kosovë-Serbi, e domosdoshme para se gjithash është kërkesa e Beogradit.

Burimi: rsn1info

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksandar botsan kharcenko dialogu kosove-serbi aleksandar botsan kharcenko dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2020, 16:13

Shkëndija Corona: Dhuna ndaj gazetarëve

Në Gjermani po rritet rezistenca ndaj masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronës. Kufizimet e të drejtave themelore janë masive, thonë kritikët....