Bota

COVID-19/ 285,069 viktima në të gjithë botën, mbi 1.5 milionë të infektuar në Europë (SHIFRAT)

11 Maj 2020, 06:17 Nga DOSJA
COVID-19/ 285,069 viktima në të gjithë botën, mbi 1.5

Bota është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 285,069 viktima dhe janë prekur në total nga virusi 4,223,612 qytetarët. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar 1,510,862 të tjerë.

Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total 80,787 viktima dhe janë infektuar 1,367,638 qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Gjatë orëve të fundit në këtë shtet janë shënuar 1,562 raste të reja dhe numri i viktimave është 3,465. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Gjatë orëve të fundit në Pakistan janë infektuar edhe 607 persona të tjerë. Ndërsa, në Rusi janë shënuar  1,915 vdekje.

Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,739 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,621 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 26,744.

Raste të reja dhe viktima po shënohen çdo ditët edhe në Mal të Zi, Greqi, Kosovë, Maqedoni e Veriut. Në Shqipëri janë 872 të infektuar dhe kanë humbur jetën 31 persona.

Burimi: www.worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2020, 16:13

Shkëndija Corona: Dhuna ndaj gazetarëve

Në Gjermani po rritet rezistenca ndaj masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronës. Kufizimet e të drejtave themelore janë masive, thonë kritikët....