Insights

FACTCHECK/ Si mashtruan mediat pranë qeverisë me protestat në Gjermani, pamjet e dhunës së ushtruar janë të vjetra

11 Maj 2020, 08:06 Nga DOSJA

TIRANË– Prej disa ditësh në Shqipëri, konrektisht në qytetin e Tiranës, janë organizuar protesta, që ka mbledhur në mënyrë masive njerëzit në sheshin “Skënderbej”, pavarësisht situatës së pandemisë ku ndodhemi.

Efektivët e Policisë së Shtetit ndërhynë për t’i shpërndarë me forcë protestuesit, ndërkohë që nuk mungoi as dhuna e ushtruar. Pamjet që bënë xhiron e rrjetit ishin edhe ato nga momenti i shoqërimit të aktivistit Arben Kola, i cili tërhiqej nga uniformat blu.

Bashkë me të u shoqëruan me forcë edhe avokati Altin Goxhaj, bashkë me jurist Ira Kurti, e cila bërtiste që polici t’i hiqte duart.

E gjtihë kjo atmosferë u shoqërua me opinione të ndryshme nëse duhet apo jo që të mbahet një protest në një periudhë ku po luftojmë me virusin Covid-19. Mediat pranë qeverisë, nxituan që ta krahasonin situatën në Shqipëri, me atë në Gjermani, ku mijëra qytetarë, u ngritën me pankarta në duar, kundër kufizimeve për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Disa protestues besonin se pandemia e koronavirusit është komplot e disa të tjerë shpreheshin se masat janë shumë të rrepta dhe po kufizojnë lirinë. Këto thirrje bënë që në Gjermani të ksihte shoqërime të shumta, por fotot që u publikuar nga mediat pranë qeverisë, ku efektivët shihen me shkopa gome në duar, janë të vjetra.

Me nëntitullin, që ‘s’qenka vetëm Shqipëria e Ramës, diktaturë’, mediat pranë qeverisë, përhapën një fakenews, duke dashur të ushtrojnë presion mbi qytetarët, nën argumentin se edhe Gjermania po i dhunon protestuesit.

Në fakt, fotoja e publikuar nga këto medie është e shkrepur në vitin 2018, teksa efektivët zbarkuan në shesh për të ndalur një konflikt mes disa njerëzve me kombësi të ndryshme, sherr ky që solli vdekjen e një 35-vjeçari.

Dy vite më vonë, kjo foto kthehet për publikun shqiptar, duke dashur të përcjellë mesazhin se dhuna që po pason mbi ata që ngrenë zërin, është normale.

A është normale që mediat dhe gazetarët, të cilët supozohet që të jenë në anën e qytetarëve që ngrenë zërin dhe gjithmonë kritike ndaj qeverisë, të ‘mbjellë frikë’? Ku është reagimi i Këshillit të Medias, kur me anë të disa fotve të vjetra përpiqet të përcillet mesazhi se dhuna e ushtruar mbi disa protestues është normale, duke qenë se kështu ndodh edhe në Gjermani?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck protesta ne gjermani protesta ne sheshin skenderbej protesta ne gjermani protesta ne sheshin skenderbej

Sondazh

Poll

Insights 7 Maj 2020, 12:34

Në gjurmët e Kalit të Qyqes

Shumë prej jush, mund ta dini që vitin e fundit jam angazhuar në një fushatë sensibilizimi për mbrojtjen dhe promovimin e jetës së egër në Shqipëri. Mund të mba...

Insights 5 Maj 2020, 19:12

Pavioni Numër Gjashtë

TIRANË- Asnjëherë më parë nuk kam patur kaq shumë kohë për të lexuar, sesa tani. Më shumë brenda se jashtë, takime virtuale, përqafime facebook-u dhe lajme...

Insights 3 Maj 2020, 12:35

Nuk vendosin virologët në krizën e koronavirusit

Lufta kundër virusit Corona, një bashkëjetesë me pandeminë dhe mbijetesa ndaj këtij kërcënimi është një maratonë e gjatë. Kjo krizë po sfidon shoqëritë, edhe po...