Insights

Gazetaret e Bashkisë? Zhurma që ‘tërboi’ rrjetin, si qëndron e vërteta me punësimin e gazetareve në UKT dhe OSHEE

30 Prill 2020, 16:16 Nga DOSJA
Gazetaret e Bashkisë? Zhurma që ‘tërboi’ rrjetin, si

TIRANË– Lajmi më i komentuar ditën e sotme ka qënë punësimi në “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” i dy prej gazetareve të njohura në vend. Ishte Gent Sejko, ai që publikoi lajmin se të Mira Kazhani dhe Bieta Sulo, ishin punësuar në UKT dhe paguheshin përkatësit 83000 dhe 55000 lekë.

Kaq keq është situata, sa Mira Kazhani dhe Bieta Sulo janë detyruar të fillojnë punë në ujësjellës. Bëj shaka. Situata nuk është keq fare, por janë duke marrë rroga kot. Njëra 83000 e tjetra 55000 lekë,”- shkruan Sejko në postimin e tij.

Nga ana tjetër portal “CNA” ka investiguar më tej lidhur me lajmin, duke zbuluar se gazetarja Kazhani vijon që të jetë pjesë e ndërmarrjes, ndërsa Sulo prej dy vitesh ka hequr dorë nga posti i saj. Gazetarja Mira Kazhani, aktualisht është këshilltare e drejtorit, Redi Molla, i cili është administratori i Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a.

E kontaktuar nga CNA.al, ajo nuk e mohoi që punonte në institucion, por theksoi se bënte detyrën e saj si këshilltare në lidhje me marrëdhëniet me publikun. Nga ana tjetër ligji nuk e pengon atë që të jetë e dypunësuar, por e vetmja problematikë duket se është çështja morale sesa i besueshëm do të jetë tani Tirana Post-i  i Mira Kazhanit kur ajo është punonjëse e Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës.

Por e reja e investigimit të “CNA” është fakti që punëonjëse në një institucion të ngjashëm ka qënë e punësuar edhe drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun e kryedemokratit Lulzim Basha, Elona Meço. Në kohën kur Basha ishte kryetar bashkisë, dhe në krye të OSHEE-së ishte Saihit Dollapi, i njohur nga publiku si zyrtari i PD-së që u dhunua nga Policia gjatë një proteste, Meço ka qënë këshilltarja e tij, ndërkohë që punonte si gazetare në Top Channel.

Sigurisht që dypunësimi nuk është një kundravatje penale e dënueshme me ligj, por çështja duhet parë në aspektin moral. Si dy gazetare, a kanë pasur Meço dhe Kazhani një sy kritik lidhur me institucionet ku kanë punuar? A kanë pasur të mundur që të denoncojnë të gjitha shkeljet apo padrejtësitë që mund të jenë bërë? Kjo pyetje mbetet ende pa përgjigje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck bieta sulo elona meco gent sejko mira kazhani oshee ukt bieta sulo elona meco gent sejko mira kazhani oshee ukt

Sondazh

Poll

Insights 29 Prill 2020, 07:06

Kërkim falje dhe një poshtërsi gebelsiane

Nga disa reagime që dëgjoj dhe lexoj, autorët e të cilëve po dalin mbi detyrën e të qenit njerëzorë dhe politikë, janë të padinjitetshëm në atë që thonë, para s...