LIVE UPDATES
Bota

Gjermania: Me Francёn pёr BE, me SHBA pёr armёt atomike?

16 Shkurt 2020, 11:57 Nga DOSJA
Gjermania: Me Francёn pёr BE, me SHBA pёr armёt atomike?

GJERMANI– Janë rehatuar mirë gjermanët nën mburojën mbrojtëse të SHBA? Në Konferencën e Sigurisë në Mynih (14-16.02), presidenti francez, Macron la këtë përshtypje. Ai kërkoi një debat nuklear në Gjermani, edhe pse ky diskutim “nuk ka për të qenë i lehtë”. Franca, sipas Macron, nuk ka frikë, nëse Gjermania dhe BE shkëputen nga mburoja mbrojtëse amerikane.

Rikthim i historisë?

Të qenit të hapur-ka një traditë tek pala franceze. Që në vitin 1957, Parisi ishte i gatshëm për lëshime të mëdha në drejtim të Gjermanisë. Atëherë ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Josef Strauß dhe homologu francez, Jacques Chaban-Delmas ranë në ujdi për një bashkëpunim në teknikën nukleare e të raketave. Në një dokument të fshehtë u fiksuan detajet e bashkëpunimit. Për Parisin ishte përfitim, që Republika Federale e fortë ekonomikisht merrte pjesë në zhvillimin e armëve atomare të kushtueshme. Edhe presidenti amerikan, Dwight D. Eisenhower ishte pro armatimit atomike të gjermanëve.

Por popullsia gjermane e refuzoi këtë pak vite pas luftës me një shumicë të madhe. E mund të bazohej në të drejtën, që qeveria gjermane para anëtarësimit në NATO ishte shprehur qartë kundër një armatimi nukelar. Atëherë për Francën kjo nuk ishte pengesë, sepse prodhimi i armëve do duhej të bëhej në Francë. Por projekti ambicioz gjerman, dështoi, kur gjenerali francez, Charles de Gaulle në vitin 1958 erdhi në pushtet. Ai zgjeroi pa mbështetje të huaj programin nuclear francez, të njohur si “Force de Frappe”.

Fuqia e tretë atomike

Për përdorimin e armëve vendos komandanti i forcave të armatosura, pra vetëm presidenti i vendit në Francë, e në këtë pikë nuk ka ndryshuar asgjë. Rreth 300 koka shpërthyese ka “Force de Frappe”, siç ka bërë të ditur së fundmi Macron. Nën fuqitë zyrtare atomike, Franca zë vendin e tretë. Për 35 miliardë dollarë duhet të modernizohen në vitet e ardhshme kokat shpërthyese të nëndetëseve dhe bombarduesve. Në Francë ka një konsensus partiak që modernizimi është i nevojshëm, për të ruajtur sovranitetin francez, por për një vend me 100% borxhe të prodhimit të brendshëm bruto ky investim është shumë i vështirë.

Macron nuk i bëri qeverisë gjermane në Konferencën e Sigurisë në Mynih një ofertë financimi. Por deklarata e tij për një debat gjerman për armët nukleare, të le të kuptosh, se Macron, që e kupton veten si ripërtëritës dhe katalizator të Europës, kërkon që Gjermania të mos qëndrojë gjithmonë në një vend në këtë pikë. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha për Deutsche Wellen, se „ne do të pranojmë ftesën për një dialog strategjik.” Por ai theksoi, se fillimisht Europa duhet të sqarojë, se si duhet të përmbushen kërkesat e përbashkëta. Maas tha po ashtu se ai është kundër kthimit të kurrizit SHBA-së.

Bundeswehri gjerman në një sulm atomar do të ishte i përfshirë. Në Büchel, në landin Renani-Pfalc nën mbikqyrjen amerikanë janë stacionuar raketa atomike amerikane, që në rast konflikti mund të transportohen nga tornadot gjermanë në zonën e konfliktit. Por këta tornado duket se janë fund të jetëgjatësisë së tyre e duhet që të zëvendësohen në pak vite. Në Mynih, prandaj Macron u shpreh për një projekt të madh ushtarak, në të cilin, Franca, Gjermania e Spanja të zhvillojnë deri në vitin 2040 një gjeneratë të re avionësh luftarakë. Këtë javë komisioni për buxhetin në Bundestag dha dritë të gjelbër për një etapë të re financimi. Kjo gjeneratë e re avionësh mund të aftësohej edhe për armët atomike franceze. Por në fund në të gjitha këto çështje janë paratë ato që do të luajnë një rol vendimtar.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota armёt atomike be emmanuel macron francё gjermani shba armёt atomike be emmanuel macron francё gjermani shba

Sondazh

Poll
Bota 15 Shkurt 2020, 19:47

GJERMANI-Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk ia kanë kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor. Ky ishte mesazhi që dhanë organizatorët e takimit për Ballkanin Perëndimor,...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën