Aktualitet

LISTA/ Artan Hoxha i vetëm në garë për Rektor në UT, publikohen kandidatët për postet e tjera

10 Maj 2020, 19:06 Nga DOSJA
LISTA/ Artan Hoxha i vetëm në garë për Rektor në UT,

TIRANË– Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha vijon të mbetet i vetmi kandidat për Rektor në Universitetin e Tiranës. AbcNeës, ka publikuar listën me kandidatët për “ Rektor” dhe “ Anëtar i Senatit Akademik” përfaqësues nga personeli akademik dhe i studentëve.

Gjithashtu është publikuar edhe lista me kandidatët për drejtues të Departameve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Sabri Laçi vijon të jetë i vetmi kandidat për dekan në fakultetin e Histori-Filologjisë.

Pra dy ditësh, Shahini publikoi urdhrin që anulonte zgjedhjet në UT. Më herët, Organizata Qëndresa Qytetare dhe disa studentë kanë paditur në Gjykatën Administrative ministren e Arsimit, Besa Shahini. Në padinë e dorëzuar, ata kërkuan anulimin e zgjedhjeve të 12 qershorit në Universitete pasi studentët nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë për shkak të masave të koronavirusit.

Prej ditësh në vend ka nisur një debat për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Universtitetin e Tiranës. Ministria e Arsimit dhe Rektorati nisën punën dhe kërkojnë që zgjedhjet të mbahen në 12. Ndërkohë grupime të ndryshme studentësh e kanë kundërshtuar. Ata kanë kërkuar që zgjedhjet të mos mbahen tani në qershor, pasi rrezikohet jeta e tyre por dhe procesi nuk mund të jetë i rregull. Me anë të kërkesave ata janë shprehur se zgjedhjet duhet të zhvillohen pasi të përfundojë pandemia.

Nga ana tjetër gjithashtu Rektori i UT, Mynyr Koni ka kërkuar anulimin e zgjedhjet dhe ka shkarkuar pedagogët që janë në Komisionin Institucional të zgjedhjeve me motivacionin se kishin shkelur rregullat, pasi nisën procedurën për hapjen e garës për Rektor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha besa shahini sabri laçi zgjedhjet ne ut artan hoxha besa shahini sabri laçi zgjedhjet ne ut

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2020, 13:22

Gjendet një shqiptar i vdekur në burgun grek

GREQI– Një shqiptar, 36 vjeç ka ndërruar jetë, teksa vuante dëninim në një nga burgjet greke. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në burgun e Trikallasë në ...