Sport

Hamilton, i vetmi që po e shijon emergjencën: Kisha nevojë për një periudhë pushimi, është si një bekim!

10 Maj 2020, 09:15 Nga DOSJA
Hamilton, i vetmi që po e shijon emergjencën: Kisha nevojë

ANGLI- Piloti i Mercedes,Lewis Hamilton arrin të gjejë aspekte pozitive në pauzën që urgjenca e koronavirusit detyroi Formula 1 të mbyllte çdo aktivitet.

“Ndihem më i freskët, ka pasur raste në pesë vitet e kaluara kur mendova se një periudhë pushimi do të ishte pozitive për trupin dhe mendjen – tha ai në një video të publikuar nga Mercedes – Për një atlet në majat e sportit nuk është kurrë dicka e mirë të largohesh për një vit, por në është dhuruar një periudhë pjesërisht pushimi, që po më pëlqen”

35 vjeçari shtoi gjithashtu se”kjo mungesë e detyruar nga ne në pistë është pothuajse një bekim, sepse kjo ju bën të vlerësoni më shumë gjërat që doni dhe bëni”. Kampioni i Botës më pas shtoi se  perspektiva për të garuar pa spektatorë “më jep një ndjenjë boshllëku, sepse tifozët” bëjnë “garën. Unë nuk e di se sa interesant do të jetë një GP në TV për njerëzit që e shikojnë, por do të jetë më mire se asgjë”. Përfundoi piloti britanik

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport formula 1 hamilton piloti britanik formula 1 hamilton piloti britanik

Sondazh

Poll