Art&Argëtim

‘Ky jam unë’, si ka reaguar Adriano Çelentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit

28 Mars 2019, 10:56 Nga DOSJA
‘Ky jam unë’, si ka reaguar Adriano Çelentano kur ka

Risjellim në vëmendje se Françesk Radi ishte një nga personalitetet më të shquara të muzikës shqiptare, nga ato këngëtarë që theu ‘tabutë’ e kohës, me një stil unik që e veçonte nga të tjerët. Ai u nda nga jeta 2 vite më parë, në 3 prill të 2017, dhe bashkëshortja e tij, Tefta Radi ka vendosur t’i dedikojë  një libër.

“Libri do të jetë i veçantë edhe për nga mënyra se si do të vijë tek lexuesi jeta dhe krijimtaria e kantautorit, të cilat i ka rrëfyer dhe lënë të shkruara vetë. Brenda botimit do të ketë materiale shumë interesante për historinë e muzikës dhe rinisë shqiptare të viteve ‘ 70 të shekullit të kaluari”,- ka thënë për gazetën ‘Dita’, Tefta Radi.

Një nga detajet që na bëri përshtypje është, se një ndër historitë e treguara në këtë libër do të jenë dhe përshtypjet e këngëtarit të famshëm, Adriano Çelentano. Miku i Françesk Radit, i ka treguar këngëtarit Italian, një CD ku i ndjeri performonte këngët e tij, Adriano Çelentanos.

Këngëtari italian ka mbetur pa fjalë kur ka dëgjuar zërin e këngëtarit shqiptar, Françesk Radi, duke thënë që nuk e ndaj dot, nëse është zëri im, apo i ndonjë tjetri.

Po ky jam unë, dmth, duhet të jem unë, dmth, nuk jam unë por një që më duket më mirë sesa të isha unë”,-ka thënë Adriano Çelentano për zërin e të ndjerit Françesk Radi.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture adriano çelentano françesk radi këngëtare libër muzikë adriano çelentano françesk radi këngëtare libër muzikë

Sondazh

Poll