Art&Argëtim

‘Si s’më hëngri mortja që të putha ty’, Elvana ka rrëfyer momentin e sikletshëm

28 Mars 2019, 08:15 Nga DOSJA
‘Si s’më hëngri mortja që të putha ty’,

Premiera e shumëpritur ‘Dy gisht mjaltë’ u shfaq dje për herë të parë në Cineplexx ku ishin të pranishëm shumë personazhe të showbiz-it. Komedia romantike më në fund e shuajti kuriozitetin për të gjithë njerëzit që po e prisnin me padurim këtë projekt të Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës, si dy aktorët kryesorë.

Sigurisht që një nga pikat e trajtuara më gjatë në median rozë, ka qenë puthja e Elvanës me me aktorin e humorit, Mamaqin. Në fillim të gjithë e vunë në dyshim që puthja të kishte ndodhur vërtet dhe ngritën hipoteza të ndryshme.

Megjithatë me daljen e premierës puthja u konfirmua dhe revista ‘Class’ ka ndarë disa video nga fjalimet që aktorët kanë mbajtur përpara lançimit të filmit. Këngëtarja, Elvana Gjata shprehet se ka qenë një nga pjesët më të sikletshme të skenave që janë xhiruar, pasi për të, Ermali është si një vëlla.

“Ka qenë një eksperiencë e bukur. Ka pasur disa skena të bukura, të jem e sinqertë, ideja që jam në çift me vëllain tim, sesi nuk më hëngri mortja që duhet të të puthja ty. Por e bëra. Shijojeni”,-ka rrëfyer Elvana gjatë fjalimit të mbajtur përpara se të shfaqej premiera.

 

 

 

Elvana Gjata ka diçka për të thënë për puthjen e saj me Ermalin në filmin “2 Gisht Mjaltë”! @elvanagjataaaa @ermalmamaqiofficial Lexoni më shumë rreth premierës në LINK IN BIO ose në Instastory!

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dy gisht mjaltë elvana gjata ermal mamaqi film puthje dy gisht mjaltë elvana gjata ermal mamaqi film puthje

Sondazh

Poll