Ekonomi

Njoftim i rëndësishëm për nxënësit: Këtë vit testimet do kenë rregulla të reja, të gjitha udhëzimet i gjeni në “K

9 Maj 2020, 13:52 Nga DOSJA
Njoftim i rëndësishëm për nxënësit: Këtë

TIRANË- Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, në një video-mesazh ka treguar disa detaje rreth procesit të Maturës Shtetërore. Në deklaratë, Vrapi u shpreh se  do të publikohen të gjitha ndryshimet në “Këndin e Maturantit”, i cili do të jetë i pranishëm në çdo shkollë në Shqipëri.

Më tej ajo u shpreh se  këtë vitë do të ketë disa rregulla të reja, të kushtëzurara dhe nga situata që po jëtojmë për shkak të pandemisë.

Në datën 18 maj, kur maturantët do të rikthehen në shkollë, në “Këndin e Maturantit” do të jetë e afishuar e gjithë procedura e maturës shtetërore. Aty nxënësit do të mund të gjejnë detajet jo vetëm në lidhje me testet, por edhe në lidhje me fletë-përgjigjen dhe çdo element tjetër që lehtëson procesin e provimeve në Maturën Shtetërore. Mbetet detyrë e mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, patjetër edhe vetë maturantëve që ta marrin këtë informacion”, u shpreh Rezana Vrapi.

Ditët e fundit Vrapi ka treguar të gjiha procedurat e testeve të Maturës Shtetërore. Ajo ka bërë me dije se testet nuk do të kenë pyetje me shtjellim, por do jenë me alternativa. Po ashtu ajo bëri me dije se nuk do të ketë as ese në provimin e gjuhës shqipe dhe anglishtes dhe kohëzgjatja do jetë 2 orë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale matura shteterore 2020 rezana vrapi matura shteterore 2020 rezana vrapi

Sondazh

Poll