Ekonomi

Matura Shtetërore 2020, drejtoresha e QSHA: Testet do të korrigjohen online, diplomat do i printojmë brenda datës 1 korrik

8 Maj 2020, 14:01 Nga DOSJA
Matura Shtetërore 2020, drejtoresha e QSHA: Testet do të korrigjohen

TIRANË- Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsmimore, Rezena Vrapi edhe sot ka dhënë disa detaje për provimet e Maturës Shtetërore 2020. Në një video-masazh, Vrapi ka folur sot në lidhje me procesin e korrigjimit të testit të Maturës Shtetërore 2020.

Ajo është shprehur se korrigjimi do të bëhet në mënyrë digjitale, pasi i gjithë testi do të jetë i organizuar në pyetje me alternativa, kjo për të shmangur kontaktin fizik me letrën si një masë parandaluese kundër COVID-19.

 “Nxënësit, pasi të kenë përfunduar përgjigjet në test, duhet që t’i hedhin në fletë-përgjigje. Më pas, kjo fletë-përgjigje do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe do të procesohet përmes skanerave. Kjo do të shkurtojë kohën e korrigjimit, besueshmëria e korrigjimit është maksimale dhe sigurisht edhe dalja e rezultateve në kohën e duhur. Sërish, bëjmë me dije që brenda datës 30 qershor i gjithë procesi është i përfunduar” thotë Vrapi.

Drejtoresha e QSHA shton se me datë 1 korrik 2020 do të fillojë procesi i printimit të diplomave të Maturës Shtetërore,ku prioritet do të kenë nxënësit që duan të studiojnë jashtë shtetit. “Më datë 1 korrik, maturantët të cilët do të studiojnë jashtë, do të kenë në dorë diplomën e Maturës Shtetërore”, shton ajo.

Ditët e fundit Vrapi ka treguar të gjiha procedurat e testeve të Maturës Shtetërore. Ajo ka bërë me dije se testet nuk do të kenë pyetje me shtjellim, por do jenë me alternativa. Po ashtu ajo bëri me dije se nuk do të ketë as ese në provimin e gjuhës shqipe dhe anglishtes dhe kohëzgjatja do jetë 2 orë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale matura shteterore 2020 qendra e sherbimeve arsimore rezana vrapi matura shteterore 2020 qendra e sherbimeve arsimore rezana vrapi

Sondazh

Poll