Ekonomi

Nuk do të ketë më zyra të hapura/ Covid-19 ndryshon gjithçka, rimodelimi i tavolinave të punës pas pandemisë (FOTO)

7 Maj 2020, 14:05 Nga DOSJA

TIRANË– Këto metoda do të mbrojnë të gjithë stafin nëse dikush nga punonjësit  kollitet apo teshtin. Mund të ngjajnë teje të çuditshme, por kjo formë mund  të kthehen në standart të zakonshëm për zyrat e punës pasi urdhërat për karantinim të hiqen, shprehen ekspertët e profesioneve.

Izolimet e urdhëruara nga qeveritë për të mos lejuar transmetimin e mëtejshëm të pandemisë botërore kanë ndryshuar në mënyë drastike mënyrën se si dhe se ku njerëzit punojnë, me miliona njerëz që brenda shtëpive të tyre kalojnë nga dhomat e gjumit ku punojnë në dhomat e ndenjes për të ngrënë dhe më pas me takime me kolegët e punës përmes videokonferencave.

Ndërkohë që numri i të infektuarëve brenda një dite po vjen duke u ulur, zyrat po ridizenjohen për të minimizuar riksun e transmetimit dhe ndalimin e valës së dytë të rasteve me koronavirus për të cilën Qëndra Amerikane Për Kontrrollin e Sëmundjeve dhe Ndalimin ka paralajmëruar se mund të godasë rëndë ShBA-në këtë dimër.

Kjo kompani ndërkombëtare e pronave të paluajtshme si Cushman&Ëakefield e cila ka mbikqyrur rikthimin e rreth një milion njerëzve nëpër zyrat e punës në Kinë ka ardhur me një koncept mbi dizenjimin e zyrave të ardhshme pas Covid-19.

Përmes kësaj metode është më e lehtë të zbatohet edhe rregulli i distancimit social prej dy metrash për t’i mbajtur zonat përreth tavolinave bosh.

Gjithçka bazohet nga një koncept shumë bazik, ai i distancimit social, si tapetët me ngjyrë që tregojnë hapësirën individuale të punonjësve në tavolinat e tyre apo xhamat plastikë që nuk lejojnë transmetimin e virusit midis kolegëve.”-  shprehet Bill Knightly që punon me Task Forcën e Covid-19 të kompanisë.

Burimi: Reuters 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll