Ekonomi

Matura 2020, paralajmërimi i fortë për të gjithë nxënësit: Kush kapet me kopje dhe celurat do të penalizohet 1 vit

7 Maj 2020, 13:41 Nga DOSJA
Matura 2020, paralajmërimi i fortë për të gjithë

TIRANË- Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, ka treguar sot detaje të tjera në lidhje me provimin e Maturës Shtetërore 2020.

Në një video-mesazh, Vrapi ka bërë me dije se të gjitha ata nxënës që kapen me kopje apo me celular gjatë provimit do të penalizohen. Ajo u shpreh se do të ketë rregulla strikt për të gjithë nxënësit dhe do ketë monitorim të rreptë.  

Rregullat më të forta kanë të bëjnë veçanërisht me besueshmërinë e të gjithë procesit. Pra, mos-marrjen e celularëve dhe mos-komunikimin në procesin e mjedisit. Këto janë të sanksionuara në rregulloren e Maturës Shtetërore. Prandaj bëj me dije: çdo maturant, ditën e provimit të mos ketë celular me vete, të mos komunikojë në mjedis. Në të kundërt, do të penalizohet dhe për 1 vit rresht, ai nuk do të ketë më të drejtë që ta japi këtë provim”, u shpreh drejtoresha QSHA.

Më herët drejtoresha e QSHA ka bërë me dije rregulla të reja, ku ka bërë me dije se provimet do të zgjasin jo më 2 orë e 30 min, por vetëm 2 orë.Po ashtu studentët janë njiftuar se testet do të jenë me alternativa dhe nuk do kenë ese.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale matura 2020 ministria e arsimit rezana vrapi matura 2020 ministria e arsimit rezana vrapi

Sondazh

Poll