Editorial

Shtyhet pa afat seanca për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla në GJKKO, shkak koronavirusi

6 Maj 2020, 12:13 Nga DOSJA
Shtyhet pa afat seanca për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla në

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose e njohur ndryshe si GJKKO ka vendosur që të shtyjë pa afat seancën paraprake për shqyrtimin e kërkesës për gjykim ndaj ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës.

Ka qënë gjyqtarja Irena Gjoka ajo që vendi për shtyrjen pa afat të seancës, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vend.

Ndëkohë SPAK njoftoi që më 9 mars se kishte përfunduar hetimet ndaj Llallës, i cili akuzohet se kishte fshehur dhe nuk e kishte deklaruar pasurinë e tij. Shkelje kjo që dënohet nga një gjobë deri në 3 vite heqje lire.

Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur disa muaj më parë, dhe bëhet me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018,  komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial adriatik llalla gjkko hetimet për adriatik llallën adriatik llalla gjkko hetimet për adriatik llallën

Sondazh

Poll

Editorial 2 Maj 2020, 05:46

Falënderimi i takon Vuçiqit

Kosovë- Ia gërditën shtetin popullit sa ta kujtojë me mall Jugosllavinë, apo ta dëshirojë atë! U arsyetuan investimet e Shërbimit Sekret Serb, që nëpërmjet lake...

Editorial 25 Prill 2020, 12:58

“Bravo i koft valla!” – Merkelmania

“Mediat në Izrael”, thotë Amichai Stein për Deutsche Wellen, “e konsiderojnë atë si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në të gjithë b...