Art&Argëtim

Autori afrikano-amerikan fiton çmimin Pulitzer për herë të dytë

5 Maj 2020, 14:19 Nga DOSJA
Autori afrikano-amerikan fiton çmimin Pulitzer për herë të

SHBA– Colson Whitehead, autori amerikan është bërë shkrimtari i katërt që ka fituar dy herë Prmimin Pulitzer në zhanrin trillim.

Autori afrikano-amerikan është nderuar për novelën ‘The Nickel Boys’, në të cilën shpërfaqet abuzimi ndaj disa djemve me ngjyrë në një shkollë në Florida.

Whitehead, 50-vjeçar nga Nju Jorku, ka fituar çmimin e njëjtë në vitin 2017, në kategorinë e njëjtë për librin, The Underground Railroad.

Para tij, vetëm, Booth Tarkington, William Faulkner dhe John Updike kanë fituar këtë çmim dy herë për zhanrin trillim. Ndarja e çmimeve Pulitzer më 2020, është shtyrë për disa javë për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë Përfaqësuesja për Pulitzer, Dana Canedy vuri në dukje se ndarja e parë e këtyre çmimeve është bërë më 1917, në më pak se një vit para shpërthimit të Gripit Spanjoll. E si për çudi edhe në vitin 2020 ka rastistur shpërthimi injëtjetër virusi vrasës siç është Covid-19. Çmimet Pulitzer janë ndër nderet më të rëndësishme që u bëhen gazetarëve dhe autorëve me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Whitehead ka thënë më herët se ai është rritur duke dashur të bëhet një autor në versionin e shkrimtarit të  Stephen King.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture çmimi pulitzer colson whitehead çmimi pulitzer colson whitehead

Sondazh

Poll