Art&Argëtim

Dasmë e madhe pas karantinës, prindërit e Ledri Vulës flasin për Sarën: Ka shpirtin e bukur, na mungon…

5 Maj 2020, 09:59 Nga DOSJA
Dasmë e madhe pas karantinës, prindërit e Ledri Vulës flasin

KOSOVË– Në një lidhje direkte me Rudina Magjistarin, ditën e djeshme ishin prindërit e reperit të famshëm me origjinë nga Kosova, Ledri Vula.

Xheraldina dhe Agroni kanë folur për historinë e tyre prej 40 vitesh, por edhe kanë rrëfyer afeksionin për partneren e të birit, Sarën.

E ëma e Ledri Vulës ka rrëfyer se Sara i është përshtatur shumë ambjentit të tyre familjarë, dhe ndjehen shumë mirë me të. Madje ajo ka treguar se Sara është natyrë më e dashur dhe e përkushtuar, dhe kalon mjaft kohë me ta.

Ndër të tjera, Xheraldina ka treguar dëshirën e madhe të bashkëshortit të saj, Agronit, për te realizuar një dasmë madhështore.

“Sara është një vajzë shumë fisnike. Për e bukur e shikoni dhe vetë. Mirëpo shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. E bukur është mjaft. Zakonisht prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani tek prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij. Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e shpejtë të Sarës. Mirëpo shpresojmë të kalojë shpejt karantina. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri është pak tip introvers dhe qëndron me ne një ose dy orë, dhe ikën në botën e tij, ndërsa Sara rri me ne më gjatë, përgatisim bashkë ushqimin, qeshim, bisedojmë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjarë. Me kismet pas karantinës do të kemi dasmë!”– është shprehur e ëma e Ledri Vulës, Xheraldina.

Ndërkohë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha e bënë publike historinë e tyre të dashurisë vetëm pak javë më parë, ku reperi postoi një foto pranë të dashurës. Që nga ajo kohë, çifti kanë ndarë me ndjekësit momente të ëmbla me njëri-tjetrin.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dasme ne horizont ledri vula prinderit e ledri vules sara hoxha xheraldina vula dasme ne horizont ledri vula prinderit e ledri vules sara hoxha xheraldina vula

Sondazh

Poll