Art&Argëtim

Reperit i vjedhin Instagramin dhe i publikojnë mesazhet me të fejuarën, S4MM kërcënon ‘hackerin’: Unë do e marr, po ty

5 Maj 2020, 11:09 Nga DOSJA
Reperit i vjedhin Instagramin dhe i publikojnë mesazhet me të

MAQEDONI E VERIUT- Reperi S4MM ka rënë pre e ‘hackerave’, të cilët i kanë vjedhur rrjetin social Instagram.

Personi që i ka vjedhur rrjetin social, i ka publikuar edhe mesazhet e tij me të fejuarën, Filis Ismaili, të cilët shkëmbenin meme me njëri-tjetrin.

E fejuara i ka dërguar një meme me dy kuaj me mbishkrimin: “Unë dhe i dashuri kur të dalim nga karantina”. Ndërsa me ironi, “hackeri” ka shkruar: E gjetëm kalin.

Lidhur me ndërhyrjen në privatësinë e tij, reperi ka reaguar në Snapchat ku shprehet se do ta rimerrte Instagramin.

“Unë Instagramin do e kthej po pyete veten, ty shpirti a do të të kthehet kur të të kap”, ka shkruar S4MM. Ndërkohë “hackeri” e ngacmoi sërish dhe i shkruajti: Qyqa kali po na kërcënon në Snapchat.

Por S4MM nuk është i vetmi që person i njohur që ka rënë pre e ‘hackerave’ pasi para tij të njëjtën situatë ka kaluar edhe reperi Fero.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz filis ismaili s4mm filis ismaili s4mm

Sondazh

Poll