Politike

Koronavirusi që në janar në Shqipëri? Manastirliu: S’ka asnjë të dhënë shkencore, grafitë nuk e vërtetojnë dot

4 Maj 2020, 20:59 Nga DOSJA
Koronavirusi që në janar në Shqipëri? Manastirliu:

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë ka komentuar deklaratat publike dhe grafitë që sipas mjekëve të tjerë, një prej tyre Gëzim Xhepa, koronavirusi ka ekzistuar që në janar në  Shqipëri.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Opinion”, Manastirliu tha se nuk ka asnjë të dhënë shkencoe në lidhje me këtë gjë.

Ministrja shtoi se grafitë s’e vërtetojnë këtë gjë dhe se komiteti i ekspertëve e ka ndjekur që prej fillimit të shfaqjes, virusin në Shqipëri.

Mund t’ju them që komiteti i ekspertëve që ka ndjekur qysh prej fillimit të shfaqjes së kësaj sëmundjen, ecurinë dhe se si është realizuar hetimi epidemiologjik, nuk kanë ansjë të dhënë shkencore deri tani për ekzistencën e COVID në këtë periudhë. E përsëris evidencë shkencore, jo përmes grafive. Ajo çfarë mund t’ju them përmes një grafiku të thjeshtë, për të gjitha sëmundjet që janë të grupit apo që lidhen me sistemin respitarator. Mund të shohim që në vitin 2020 ka një tendencë në ulje madje, krahasuar me 2 vitet paraardhëse lidhur me sëmundjet respiratoire në vend. Nuk ka patur rritje më të madhe të infeksioneve respiratore se sa në vitet më parë,”– tha Manastirliu.

Para tre ditësh, mjeku Gëzim Xhepa publikoi për herë të parë imazhe të mushkërive të pacientëve, të cilët janë trajtuar në spitalin Infektiv që në muajin janar të këtij viti. Referuar dëmtimeve të muhskërive që paraqesin fotot, Xhepa u shpreh se që në muajin janar, koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne janar ogerta manastirliu koronavirusi ne janar ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2020, 19:38

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte e ftuara e parë e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” këtë të hënë. Xhaçka iu përgjigj pyetj...