Art&Argëtim

S’ka rrezik e pandemi vetëm për njerëzit! Bletët po vdesin nga një sëmundje e ngjashme me koronavirusin, ja ç’

5 Maj 2020, 07:59 Nga DOSJA
S’ka rrezik e pandemi vetëm për njerëzit! Bletët po

Bletët po vdesin nga diçka e ngjashme me koronavirusin. Këtë e kanë bërë me dije disa studiues të bletëve, të cilët pretendojnë se numri i tyre në të gjithë botën ka pësuar rënie prej një sëmundje virale që shpërndahet përmes insekteve asimptomatikë.

Shkencëtarët gjetën grumbuj bletësh jashtë koshereve, të infektuara nga virusi kronik i paralizës së bletëve, i cili shkakton dridhje të forta dhe vdekje brenda javës.  Infeksioni dikur ishte një gjë e rrallë, por tani është përhapur me shpejtësi, pasi janë gjetur shenja në 25 vende të ndryshme.

Sipas studiuesve kemi të bëjmë me një virus, i cili i ngjan paksa koronavirusit, që ka prekur njerëzit. Studimi, i botuar në Nature Communications, bën me dije se sëmundja ka të ngjarë që të prekë bletët që largohen më shumë nga kosheret.

Madje ata sugjerojnë se edhe për bletët vlen distancomi social, duke theksuar se kjo është e vetmja mënyrë që të mos shfarosen.

Marrë nga NYPost.com

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete bletet koronavirusi ne bote bletet koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll