Art&Argëtim

‘Shpërthen’ Artjola Toska: Nuk mundem më pa burrin, më ka marrë malli për të! Është e tepërt…

4 Maj 2020, 19:15 Nga DOSJA
‘Shpërthen’ Artjola Toska: Nuk mundem më pa burrin,

TIRANË– Këngëtarja Artjola Toska ka ‘shpërthyer’ teksa ka shprehur mallin për bashkëshortin e saj. E izoluar në karantinë në Itali me të ëmën, motrën e vëllain, këngëtarja tregoi në një lidhje me Skype në emisionin “Ftesë në 5”, tha se nuk mundet më pa burrin e saj dhe se e ka marrë malli.

Ajo u shpreh se pavarësisht koncerteve dhe angazhimeve që ka, gjatë kohës normale, fundjavat dhe ditët veçanta i kalon me të shoqin dhe se nuk mundet më pa e parë atë.

Nuk po e përballoj më tepër sepse u bë kaq kohë pa bashkëshortin dhe është e tepërt kaq. u bë kaq kohë pa bashkëshortin dhe është e tepërt kaq. Deri kohët e fundit isha me mamin dhe motrën në Itali, kam vëllain në shtëpi, me shoqërinë flasim në Skype. Më tepër takohemi në aeroporte dhe koncerte me miqtë e mi të ngushtë. Unë jam e angazhuar dhe e zënë vetëm fundjavave. Gjatë javës rri në shtëpi, pi kafe me bashkëshortin,”- tha Artjola.

E pyetur në lidhje me gatimin, këngëtarja tha se ja ka marrë dorën edhe pse nuk është pika e saj e fortë.

Me brumërat nuk e kam mirë marrëdhënien, nuk e kam marrëdhënien mirë tek gatimi në përgjithësi. Pastaj ha më tepër, por edhe pa pulën me pilaf s’bëj gjë. Byrekun me qumësht e qaj. Fërgesën e qaj, sepse ja kam marrë dorën mirë,“- u shpreh këngëtarja.

Bashkëshorti i këngëtares quhet Adi dhe bashkë kanë një martesë 16-vjeçare. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz artjola toska bashkeshorti i artjola toskes artjola toska bashkeshorti i artjola toskes

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Maj 2020, 16:51

Jeta si një lutje që nuk ndalet kurrë

Ylli Demneri në një rrëfim për Leteratura me përjetimet personale të izolimit dhe ato si anëtar jurie për « Libri i Karantinës »Që nga aktrimi në filmin “Në &cc...