Art&Argëtim

Krizë në martesë! Kardashian po vuan në karantinë me Kanye West: S’më ndihmon me fëmijët, grindemi

4 Maj 2020, 20:35 Nga DOSJA
Krizë në martesë! Kardashian po vuan në karantinë me

SHBA– Gjatë izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit shumë persona kanë krijuar grindje. Por mesa duket karantina ka ndikuar negativisht edhe tek çifti i njohur Kim Kardashian dhe Kanye West, të cilët kanë 4 fëmijë së bashku.

Mediat e huaja kanë raportuar se mes Kim Kardashian dhe Kanye gjatë kësaj kohe ka pasur problem të shumta dhe se martesa e tyre është në ‘krizë’

Ka qenë vet ylli i’ reality show’ në një intervistë për “Us Weekly” është shprehur se qëndrimi në karantinë ka rezultuar i vështirë sepse i duhej të merrej me 4 fëmijëve dhe Kanye nuk e ndihmonte dhe kjo ka bërë që të grindeshin me njëri-tjetrin.

“Për shkak të zënkave, martesa e tyre është në krizë. Mendohet se Kanye është larguar nga shtëpia bashkë me 4 fëmijët për t’i krijuar hapësirën që i nevojitet Kim Kardashian. Ajo i do fëmijët shumë, por si çdo nënë, edhe asaj i duhej pak kohë për veten. Ajo kishte nevojë për një pushim nga fëmijët. Kishte nevojë për paqe dhe kohë të qetë për veten e saj personalisht, por edhe për shkak se ajo duhej të përqendrohej në studimet e saj të drejtësisë dhe në takimet e biznesit. Ishte ideja e Kanye për t’u larguar”, – shkruajnë mediat e huaja.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kanye kim kardashian kanye kim kardashian

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Maj 2020, 16:51

Jeta si një lutje që nuk ndalet kurrë

Ylli Demneri në një rrëfim për Leteratura me përjetimet personale të izolimit dhe ato si anëtar jurie për « Libri i Karantinës »Që nga aktrimi në filmin “Në &cc...