Art&Argëtim

Çfarë ha Xhensila kur vjen në fshat? Gjyshja e Besit i zbulon sekretet nuses: I çojmë qumësht për Ajkën! Mbylleni njëri

4 Maj 2020, 16:09 Nga DOSJA
Çfarë ha Xhensila kur vjen në fshat? Gjyshja e Besit i zbulon

TIRANË– Gjyshja e aktorit të humorit Bes Kallakut, Ija ditën e diel ka prezantuar një pjesë të shtëpisë, oborrit bahçes së saj në Bubq për emisionin, “E Diell”. Përveç kësaj Ija ka folur edhe për nipin dhe për nusen e tij, ku dhe ka nxjerrë disa sekrete për ta.

Ija ka treguar se këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj sa herë që shkon në fshat preferon gjërat e fshatit duke shtuar se shpesh çojnë qumësht edhe për Ajkën gjatë kohë kur ata janë në Tiranë.

 “Ça të ketë, gjëra fshati kërkon; gjellën që bëjmë ne, me domate a me patate, si gjithë gjellët e zakonshme, djathin që bëjmë vetë, edhe gjalpin që bëjmë vetë. Kur kemi qumësht të mirë, u çojmë edhe një kavanoz atje atyre. Ua çojmë edhe për Ajkën… “- ka thënë ajo.

Po ashtu Ija e cila ka folur gjatë për jetën e fshatit ka dhënë edhe këshilla për çiftet e reja, për të pasur harmoni mes tyre, dhe për të shkuar mirë gjithmonë, por edhe për të shijuar gjërat e bukura të jetës.

Ajo thotë se nëse do të shkosh mirë me partnerin “njëri vesh duhet mbyllur”.

(A.K.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ajka bes kallaku ija xhensila myrtezaj ajka bes kallaku ija xhensila myrtezaj

Sondazh

Poll