Art&Argëtim

“Çun, çun, gushëpëllumb”, Kledi Bahiti zbulon gjininë e fëmijës, çifti do të bëhen prindër të një djali

4 Maj 2020, 14:35 Nga DOSJA
“Çun, çun, gushëpëllumb”, Kledi Bahiti

TIRANË– Kompozitori Kledi Bahiti ka zbuluar gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë shumë shpejt. I ftuar në “E diell”, Bahiti u shpreh se po pret një djalë.

Çun, çun gushpëllumb,”– u shpreh ai, teksa u pyet për gjininë e bebit.

Partnerja e tij, prezantuesja e sportit në RTSH, Pejana Elezi është shtatzënë dhe lajmi është konfirmuar disa muaj më parë. ishte vetë Elezi, ajo që publikoi një postim në rrjetet sociale, teksa uronte Elezi uronte Bahitin për ditëlindje.

Deri para disa kohësh dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje. Gëzuar ditëlindjen ty që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen ty, njeriut që më dha frymë nga fryma e tij, atëherë kur më shumë kisha nevojë. Kled, ty sepse askush tjetër nuk është si ti. Të premtoj që do jem krah teje deri në fund të udhëtimit, të duam shumë,”- shkruante prezantuesja krah fotos me Bahitin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kledi bahiti pejana elezi kledi bahiti pejana elezi

Sondazh

Poll