E izoluar në Paris, Helena Kadare rrëfehet nga karantina: Do shkoj t’u përulem mjekëve tek Infektivi, kanë bërë mre
2 Maj 2020, 19:22Nga DOSJA
TIRANË– Sonte në emisionin “Hipokrati”, i cili sapo u transmetua në Top Channel, ishte e ftuar nëpërmjet Skype, në lidhje të drejtpërdrejtë nga Parisi, shkrimtarja e mirënjohur Helena Kadare. Në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi ynë dhe e gjithë bota, Helena Kadare vlerësoi punën vetëmohuese të ekipit të mjekëve dhe infermierëve në spitalin “Infektiv”, të cilët po përballen në vijën e parë të frontit në betejën me koronavirusin.
“Pashë një emision në Top Channel mbi koronavirusin, një emision ku tregohej një punë e jashtëzakonshme që bënin mjekët e “Infektivit”.
“Sapo të kem mundësi, dua të shkoj e t’i përulem atyre grave, mes të cilave pashë një heroizëm që nuk e gjen gjëkundi. Dëgjova dhe pashë që shefja e “Infektivit” Najada Çomo, rrinte 20 orë në spital pa pushim, me një përkushtim të admirueshëm. Përshëndes ekipin e bluzave të bardha dhe kryesisht gratë, sepse gratë shqiptare janë kurdoherë më të përkushtuarat që kam njohur në jetën time,”– tha Kadareja.
Shkrimtarja e dashur për publikun tregoi se si nën masa të rrepta sigurie, po e kalon kohën në Paris, në këtë periudhë pandemie, si dhe pamundësinë për të shijuar rrugicat dhe lagjet e bukura të Parisit, larg nipërve të saj.
“Kemi respektuar me rigorozitet rregullat, por në këto 4 ditët e fundit kam dale nga pak. Notre Dame ishte tjetërsuar, uji i turbullt i lumit Sena ishte kthyer në një blu të mrekullueshme, një bukuri e jashtëzakonshme që të bënte të mendoheshe ‘ku fshihet ky virus’.
Nuk mungoi edhe një mesazh për te gjithë qytetarët shqiptarë:
“Kam dëgjuar që qytetarët i kanë respektuar rregullat aty, por ka pasur edhe nga ata të disi të papërgjegjshëm. Dëgjova një zonjë e cila thoshte ‘nuk kam frikë’, por kjo nuk është punë frike, duhet të mendojmë për të tjerët, të mos bëhemi rrezik për njerëzit e dashur”.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Këngëtarja Jonida Maliqi është shprehur se do të përballet në gjyq me blogeren Alba Danja, me të cilën ka pasur një marrëdhënie të ngushtë miqësore...
TIRANË– Prezantuesja e RTSH-së, Kostana Morava ka rruar kokën e saj dhe u ka hapur sfidë të gjitha grave me flokë të gjatë që të bëjnë të njëjtën gjë. Në n...
TURQI-Familja e aktores së njohur turke, ‘Berguzar Korel’, së fundmi është kthyer në kryefjalën e midiave rozë. Motra e aktores që të gjithë ne shqiptarët e njo...
TIRANË– Këngëtarja Jonida Maliqi u ka kthyer përgjigje të gjithë qytetarëve dhe ndjekësve që e kanë kritkuar për rrugëtimin e saj drejt jugut të Shqipërisë...
TIRANË– Këngëtarja Jonida Maliqi është shprehur se i pëlqen të flejë e veshur me një palë mbathje dhe me kanatiere. E ftuar në emisionin “Pop Culture”, Mal...
DURRËS- Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen këto ditë izolimi me postimet “hot” nga ...
TIRANË– Shkrimtarja dhe poetja Moza Ahmeti vjen në një rrëfim për ditët e karantinës. Mes pasionit për pikturën dhe letërsinë si bashkëshoqëruese e h...
Art&Argëtim 2 Maj 2020, 14:24
TIRANË– Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për ‘arratisjen’ në jug që bëri me aktorin e humorit, Romeo Veshajn. E ftuar në emisionin “Pop Culture”, Ma...
TIRANË-Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca ka marrë lajmin e mrekullueshëm nga SHBA. Në ceremoninë ‘Golden Panther Music Awards 202...
TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare Arilena Ara, pritet që mbrëmjen e sotme të zhvillojë një koncert recital në sheshin ‘Nënë Tereza’.Mirëpo përveç...