Politike

Rama nxjerr bilancin e Covid-19, publikon grafikun: Shqipëria më e mirë se gjithë dynjaja

2 Maj 2020, 16:55 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme grafikën me të dhënat, ku shihet bilanci i koronavirusit.

Në një status në rrjetet sociale, Rama ka publikuar grafikën e disa shteteve ku shihet numri i vdekjeve për 1 milion banorë, dhe ajo çfarë Rama thekson është se Shqipëria ka trnedin më të ulët. 

ALBANIA THE BEST Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar. #KrenarpërShqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe #FrikëngaInjoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes. *Të dhënat janë nga Coronavirus Ëorldometer,”– shkruan Rama krah grafikut. 

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme ese gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 7 raste të reja, pas testimit të 171 personave. Harta është zgjeruar me 5 raste të reja në Tiranë, 1 rast i ri në Krujë dhe 1 rast tjetër në Kukës, duke shkuar në 789 numri i të infektuarve. Ndërkohë betejën e COVID-19  e kanë fituar 519 qytetarë dhe janë shënuar vetëm 31 viktima. Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll